Kosova & Rajoni

Ngërçi politik në Kosovë, gazetari: Nuk ka një dialog normal mes partive! Duhet të shkojmë në zgjedhje të reja ndryshe s'kemi dalje tjetër (VIDEO)

1 Tetor, 08:59| Përditesimi: 1 Tetor, 11:03

  • Share

Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha një ditë më parë që seanca konstituive e Kuvendit, e nisur më 15 prill (e pa përfunduar)  duhet të përfundojë brenda 12 ditëve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit të saj të 30 shtatorit.

Në lidhje me këtë ngërç që Kosova po përjeton prej 7 muajsh,  gazetari Ilir Krasniqi i ftuar në ‘Shtypi dhe Ju’ tha se kjo situatë është një krizë funksionale dhe institucionale.

“Ka diçka toksike tek ne, kemi mbyll sytë e veshët. Ka 7 muaj që nuk është konstituitar, kemi kaluar çdo nivel botëror. Ka shumë pikëpyetje për këtë institucion. Gjykata thotë se brenda 12 ditëve duhet të bëhet konstituimi i Kosovës. Por rasti i konstituimit të kuvendit është një krize e thellë funksionale dhe institucionale. Problemi kryesor i Gjykatës Kushtetuese është se nuk i sheh pasojat që vijnë pas. Duhet të shkojmë në zgjedhje të reja ndryshe nuk ka dalje tjetër nga ky ngërç”, tha Ilir Krasniqi.

Ai theksoi se gjendja në Kosovë sidomos nga ana financiare është shumë e vështirë.

“Gjendja është katrastofike nga ana ekonomike. Çdo ditë njerëzit largohen nga Kosova. Sipas statistikave në Ballkan kemi një ngritje të çmimit të produkteve me 47%. 90% e produkteve në  Kosovë importohen nga bota”,tha ai.

Sa i përket fushatës për zgjedhjet lokale Krasniqi nënvizoi se është shumë e zbehtë dhe me premtime boshe.

“Fushata e tyre duket shumë e zbehtë dhe boshe. Nuk kanë ndonjë premtim që ti kthejnë shpresën qytetarit, përveçse thonë do të shtrojmë rrugë. Ky më shumë është një detyrim ligjor sesa një premtim”, tha ai.

Në fund të intervistës Krasniqi përsëriti edhe njëherë se arsyeja që mbërritëm te ngërçi është mungesa e komunikimit mes partive politike.

“Problemi kryesor është se nuk ka një dialog normal mes partive politike. Është një mungesë e vullnetit e të gjithëve për t'i dhënë fund problemit. Gjepolitika ka ndryshuar dhe Kosova është një pikë e zezë”, përfundoi ai.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shkarkimi i Veliajt, a duhet të ketë zgjedhje në Tiranë pa pritur Kushtetuesen?