KOSOVË- Përpjekjet e Vjosa Osmanit nisën këtë të mërkurë më Albin Kurtin me të cilin diskutoi mënyrat sesi partitë mund të dalin nga kriza disa mujore e kirjuar në parlamentin e Kosovës, i cili prej të paktën 5 muajsh nuk është funnksionale. Kurti pas daljen nga takimi me Presidenten tha se do të bëjë çmos për të formuar parlamentin e më pas qeverinë.
"Diskutuam gjerë e gjatë. I përmendëm të gjitha elementet përbërëse dhe tash zonja presidente do të ketë takime edhe me përfaqësues të partive të tjera politike, e mbase në fund mund të shohim nëse kemi bërë përparim, sa kemi bërë përparim dhe sa është i mjaftueshëm një përparim i tillë. Besoj se duhet t’i japim shansin edhe takimeve tjera dhe në fund të shohim se cili progresi për të cilin jemi të interesuar që të gjithë".
Megjithatë kreu në detyrë i qeverisë nuk shpjegoi sesi LVV do të veprojë për zgjidhjen e krizës. Kandidatja e këssaj partie ka sjell acarim politik në parlament pasi nuk pranohet nga partitë e tjera për kryesimin e kuvendit sepse cilësohet një figurë përçarëse. Kurtit i dështoi pak ditë më parë edhe takimi i ngjashëm me atë të Osmanit me krerët e partive këtë javë.
Me takimet që vijuan me Memli Krasniqin e PDK që pritet të vijojnë me Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn, është e paqartë sesi partitë do të zgjidhin ngërçin në parlament. Kurti u tha gazetarëve se do të kuptohet më shumë pas takimeve që Osmani do të zhvillojë edhe me krerët e tjerë të partive, ndërsa të enjten Presidentja do të takojë edhe përfaqësuesit e pakicave.
Foto: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani
Ka përfunduar në Prishtinë takimi mes Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe kreut të LVV Albin Kurti, në kuadër të përpjekjeve të Presidentes për zgjidhjen e krizës politike të krijuar në Parlament. Pas takimit kreu në detyrë i qeverisë së Kosovës tha se do të bëhet çmos që Kuvendi të konstituohet brenda afatit të kërkuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në 26 Qershor, i cili urdhëronte partitë të konstituojnë parlamentin brenda 30 ditëve. Pjesë nga fjala e Albin Kurtit pas takimit më Vjosa Osmanin.
"Diskutuam gjerë e gjatë. I përmendëm të gjitha elementet përbërëse dhe tash zonja presidente do të ketë takime edhe me përfaqësues të partive të tjera politike, e mbase në fund mund të shohim nëse kemi bërë përparim, sa kemi bërë përparim dhe sa është i mjaftueshëm një përparim i tillë. Besoj se duhet t’i japim shansin edhe takimeve tjera dhe në fund të shohim se cili progresi për të cilin jemi të interesuar që të gjithë".
Këtë të mërkurë, Osmani pritet të takohet edhe me kreun e PDK Memli Krasniqi, ndërsa të enjten do të presë në zyrë krerët e LDK dhe AAK, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj.
Komente
