Gjykata Supreme e Kosovës një ditë më parë shpalli të paligjshëm dhe e shfuqizoi një udhëzim administrativ të nxjerrë nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, duke thënë se ushtrimi i funksioneve të deputetit dhe të ministrit në të njëjtën kohë është i ndaluar.
Në lidhje me këtë situatë analistja Magbule Shkodra e ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ tha se ky vendim i gjykatës sqaroi edhe një herë se nuk pranohet një nënshkrim i cili është bërë nga një deputet.
“Nuk mund të nënshkruash vendime ekzekutive kur je deputet. LVV duhet të marrë mësim dhe qytetarët që e kanë votuar të shohin se çfarë po bëjnë ata. LVV po e trajton vendin si leckë, ku asgjë nuk vlen nëse nuk i përshatet atyre. LVV kur ka vendime që i pëlqen i përshëndet, ndërsa kur nuk i pëlqen vendimet i kundërshton ato”, tha Shkodra.
Më tej Shkodra foli edhe në lidhje se çfarë do të ndodhë me Kuvendin pas mbarimit të afatit të vendosur nga Gjykata (ku deputetët duhet të konstituojnë Kuvendin).
“Pas atij 30 ditëshi nuk është qartësuar se si do do të veprohet në vijim a do të shkohet në zgjedhje të reja sepse Vjosa Osmani e di që është e vetmja që mund të shpallë zgjedhje të reja dhe nuk e kuptoj pse ajo vonohet edhe nuk ka dërguar një kërkese si të veprohet pas këtij afati tha Shkodra teksa theksoi se Fatmir Limaj do të takohej me Kurtin për një zgjidhje për këtë krizë politike.
“Ky takim nuk u realizua pasi Kurti duket se nuk e ka me urgjencë që të dalë nga ky ngërç”, shtoi ajo.
Komente

Ata që votojnë përçarësin e shqiptarisë Kurti janë njëlloj si shpellarët që mbështesin kriminelin Sali non grata.
Përgjigju