Organizatat e shoqërisë civile zhvilluan sot një tubim përpara hyrjes së Kuvendit të Kosovës, ndaj moskonstituimit të legjislaturës së re.
Të pajisur me pankarta si “Kur t’ju bëhet boll, kallxoni”, “Unë jam deputet/e bllokues/e”, “Karriget janë për punë, jo për pushtet”, përfaqësuesit e shoqërisë civile kërkuan t’i japin fund krizës institucionale dhe theksuan përgjegjësinë e deputetëve për të përmbushur mandatin e tyre.
Lajmi kryesor:
Ngërçi politik në Kosovë, dështon seanca e 37-të për konstituimin e Kuvendit! Shoqëria civile protestë: Cirku i Republikës sonë
Xh.K/ReportTv.al