Kuvendi i Kosovës

Kosova & Rajoni

Kosovë, ngërçi politik/ Konsultimet e Osmanit nuk japin rezultat, dështon edhe seanca e 41-të për konstituimin e Kuvendit

3 Korrik, 07:53| Përditesimi: 3 Korrik, 16:48

  • Share

Për të 41-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Edhe këtë të enjte ata nuk arritën të ecin përpara me konstituimin e parlamentit, zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani vijoi për të dytën ditë me radhë takimet me përfaqësuesit e spektrit politik në vend, të cilët mesa u pa nuk sollën asgjë të re për zgjidhjen e krizës politike të shkaktuar në kuvend. Kosova ka një parlament jo funksional prej të paktën 5 muajsh, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka kërkuar nëpërmjet një aktgjykimi të paqartë që parlamenti të konstituohet brenda javës së fundit të Korrikut. 

Fituesja e zgjedhjeve të shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka të drejtë ekskluzive që të propozojë kandidatin për kryeparlamentar. Subjekti, që udhëhiqet nga Albin Kurti, insiston se Albulena Haxhiu është personi i duhur për të udhëhequr Kuvendin. Por, për PDK-në dhe AAK-në, Haxhiu konsiderohet figurë përçarëse, dhe ato kërkojnë që partia e Kurtit të ndryshojë kandidatin.

Një ditë më parë presidentja Vjosa Osmani, nisi takimet me krerët e partive politike. Takimin e parë e zhvilloi me Albin Kurtin, kreun e LVV njëherësh edhe kryeministër i Kosovës. Pas takimit Kurti tha se do të bëjë çmos për të formuar parlamentin e më pas qeverinë. Kreu në detyrë i qeverisë nuk shpjegoi sesi LVV do të veprojë për zgjidhjen e krizës.

Ndërkohë sot Osmani zhvilloi një takim me bashkëkryetarin e partisë Guxo, Faton Peci. Ky i fundit tha se është e paqartë lidhur me atë se çfarë ndodh nëse Kuvendi dështon të konstituohet brenda afatit 30-ditor.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.

Lajm në përditësim...

Ora 16:47
Ngërçi në parlament/ PDK dhe LDK do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

Pas seancës së kësaj të enjteje Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, njoftoi se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo e fundit u shpreh me një aktgjykim ku kërkoi konstituimin e parlamentit brenda 30 ditëve, që rezulton me javën e fundit të Korrikut.

Sipas Krasniqit tre seancat e fundit në parlament janë realizuar në shkelje të vetëdijshme të kushtetutës nga ana e kryesuesit të seancës, I cili siç thotë është instruktuar nga parta e tij. Për këtë arsye, sot gjatë ditës do ta dorëzojmë rastin e ri në Gjykatë Kushtetuese”, theksoi Krasniqi.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, bëri të ditur se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Deputeti I LDK Alban Zogaj pas seancës së kësaj të enjteje,  solli të njëjtat argumente si PDK, dukë thënë se LVV po shkel Kushtetutën dhe aktgjykimin e saj të para pak ditëve, ndaj do ti drejtohen sërish institucionit.

Ora 11:44
Kosova pa parlament edhe pas tentativës së 41 për konstituim

Mbledhja e deputetëve në Prishtinë nuk solli asgjë të re as këtë të enjte. Konstituimi nuk u arrit, ndërsa vazhdimi i seancës u ndërpre nga kryesuesi Avni Dehari për të vijuar pas dy ditësh. Ngërçi i ri tashmë është tek interpretimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese e cila urdhëroi konstituimin e parlamentit brenda javës së fundit të Korrikut, ndërsa negociatat e dy ditëve të fundit nga Presidentja Vjosa Osmani nuk po japin rezultat. 

 

 

 

Ora 11:14
Kosovë/ Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve (VIDEO)

 

 

Avokati Arianit Koci, po proteston para Kuvendit të Kosovës, sot në një mënyrë të pazakontë.

Koci ka sjellë në ambientet e jashtme të Parlamentit katër gomerë. Sipas tij, ata simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve për moskonsitituimin e Kuvendit.

“Të njëjtit po mendojnë që ne jemi gomerë, sidoqoftë ne nuk ndalemi duke protestuar. Protesta do të jetë e qetë, unë e kam respektin maksimal për policinë, e kam lajmëruar protestën, ky është miku im është adhurues i kafshëve. Edhe një herë po i kërkoj falje gomarëve që prej Istogut është dashur me i sjell edhe me i detyruar me u kfjell pak deputetët... Këta [gomerët] e simbolizojnë kokëfortësinë, kryeneçësinë. A ka më keq se 41 herë me u mbledh dhe të mos mundet të formohet parlamenti, nuk ka”, deklaroi ai.

Ora 10:32
Ngërçi politik në Kosovë/ Osmani vijon takimet me udhëheqësit e partive

1751531697_vjosaosmani.JPG

Foto: Vjosa Osmani dhe Faton Peci

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon takimet me përfaqësuesit e subjekteve politike në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për zhbllokimin e situatës politike në Kuvend.

Bashkëkryetari i partisë Guxo, Faton Peci, pas takimit me presidenten, deklaroi për media se këto konsultime janë në funksion të daljes nga bllokada institucionale.

“U bëj thirrje të gjitha partive politike t’i thërrasin arsyes, t’i thërrasin mendjes së shëndoshë dhe të mundësojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe konstituimin e tij. Vetëm në këtë mënyrë do të mund ta kemi një qeveri brenda 15 ditësh,” tha ai.

Peci shtoi se ekziston paqartësi lidhur me atë se çfarë ndodh nëse Kuvendi dështon të konstituohet brenda afatit 30-ditor.

“Ekziston mundësia reale që presidentja t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim shtesë lidhur me kuptimin e afatit 30-ditor, kur dihet se në momentin e publikimit të këtij afati, tashmë kishin kaluar 30 ditë nga moskonstituimi i Kuvendit - nëse e marrim si bazë datën 15 prill, kur u bë përpjekja e parë,” tha Peci.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi-kosoce: 03/07/2025 20:26

    Kisha dashur ta dij se ke e perfasojne kumarica kusari dhe ky peci speci probatim i bizismenit serb ku sipas tij ishte burre i mir se ishte musliman,nese kumarica dhe probatimi i radojqiqit jan ne VV a nuk i perfaqson lurrci edhe keta dy apo presednikja po ban sikur po kerkon zgjidhje, vertet e turpshme kjo sfilade kurvash.

    Përgjigju
  • Ladi: 03/07/2025 13:39

    Complimented!4 = me 120 deputet.

    Përgjigju
  • miri: 03/07/2025 11:20

    4 lideret politik qe takun Presidenten te paktem e dim cfar eshte Gamori

    Përgjigju
  • jon: 03/07/2025 09:28

    Bravo opozita e Kosovës,kapeni me shkelma plerën Kurti dhe derrat që i shkojnë pas,ky ndyrësirë ka përçarë shqiptarinë....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?