Kuvendi i Kosovës

Kosova & Rajoni

Ngërçi politik në Kosovë, dështon edhe seanca e 45-të për konstituimin e Kuvendit

11 Korrik, 07:55| Përditesimi: 11 Korrik, 12:04

  • Share

Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar as në përpjekjen e 45-të, meqë partitë politike vazhdojnë të ngulojnë se kanë të drejtë në qëndrimet e veta. Në seancën e sotme të pranishëm ishin 93 deputetë.

Fituesja e zgjedhjeve të shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka të drejtë ekskluzive që të propozojë kandidatin për kryeparlamentar.

Subjekti, që udhëhiqet nga Albin Kurti, insiston se Haxhiu është personi i duhur për të udhëhequr Kuvendin.

Por, për PDK-në dhe AAK-në, Haxhiu konsiderohet figurë përçarëse, dhe ato kërkojnë që partia e Kurtit të ndryshojë kandidatin.

Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese e Kosovës kërkoi nga deputetët që ta konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh, por nuk shpjegoi se çfarë mund të ndodhë në rast të mosrespektimit të këtij vendimi.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ftoi në takim përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar opsionet për dalje nga kriza. Ajo e përmendi edhe mundësinë që t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • darjo: 11/07/2025 09:49

    Sa të jetë fëlliqësira Kurti dhe derrat që e mbështesin Kosova vetëm destabilitet do të ketë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?