Kuvendi i Kosovës

Kosova & Rajoni

Ngërçi politik në Kosovë/ Dështon edhe seanca e 48-të për konstituimin e Kuvendit

17 Korrik, 08:15| Përditesimi: 17 Korrik, 11:41

  • Share

Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar as në përpjekjen e 48-të, teksa partitë politike vazhdojnë të ngulmojnë se kanë të drejtë në qëndrimet e veta.

Fituesja e zgjedhjeve të shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka të drejtë ekskluzive që të propozojë kandidatin për kryeparlamentar. Subjekti, që udhëhiqet nga Albin Kurti, insiston se Haxhiu është personi i duhur për të udhëhequr Kuvendin. Por, për PDK-në dhe AAK-në, Haxhiu konsiderohet figurë përçarëse, dhe ato kërkojnë që partia e Kurtit të ndryshojë kandidatin.

Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis ndonëse po afrohet afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstitutim të Kuvendit.

Ndonëse gjykata e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësuesit e partive politike, me shpresën e gjetjes së një zgjidhjeje, mirëpo situata nuk ka ndryshuar.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?