Futbollisti argjentinas Angel Di Maria

Ngërçi që po pengon Di Maria-n të bashkohet me Juventusin, Barcelona gati të përfitojë

8 Qershor 2022, 12:59| Përditesimi: 8 Qershor 2022, 13:01

  • Share

Juventus dhe Di Maria janë ende larg gjetjes së një marrëveshje pavarësisht se palët prej kohësh janë të predispozuara për të bashkëpunuar.

Palët janë rikthyer të bisedojnë, por oferta e Juventusit nuk është e pëlqyeshme për argjentinasin. Di Maria kërkon një kontratë 1-vjeçare, por Juventus thotë të paktën dy për shkak se përfiton nga një ligj në Itali që i mundëson klubeve të pagujnë 25% më pak taksë për kontrata shumë vjeçare që nënshkruhen deri në fund të qershorit.

Nëse tashmë Juventusi ka mundësi t’i ofrojë 8 milionë euro Di Maria-s me kontratë 1-vjeçare nuk shkon më shumë 5-6 milionë euro. Këtë ngërç po e ndjek me kujdes Barcelona që pavarësisht mohimeve është e interesuar për anësorin 34-vjeçar, i cili tani doli lojtar i lirë pasi mbaroi kontratën me Paris SG.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?