Politikë
Top 24

Ngërçi qeveri-presidencë/ Shehi: Meta, jo flamur i opozitës. Rama, ministër i Jashtëm, më mirë se Gent Cakaj

17 Janar 2019, 16:53| Përditesimi: 17 Janar 2019, 17:18

  • Share

Dashamir Shehi ka një tjetër qëndrim në raport me ngërçin qeveri-presidencë. Shehi tha se kryeministri dhe presidenti kanë patur gjithnjë hatërmbetje, por sipas tij, Meta nuk mund të bëhet flamur i opozitës. “Meta dhe Rama kanë patur hatërmbetje. Uroj që t’i dalë për zot kushtetutës. Nuk mund të bëjmë flamur t opozitës presidentin. Nëse se ka dekretuar Cakajn duhet të ketë motive të tjera përtej atyre opozitare.  Kemi përfunduar në situatë groteske. Dje erdhi ministri italian dhe e priti ministri në largim. Nga ana politike, unë jam dakord që Rama të jetë ministër i jashtëm, shumë herë më mirë sesa Gent Cakaj. Zgjidhje politike dhe morale. Nga ana kushtetuese unë nuk e di. E kanë prodhuar, Rama me arrogancë por edhe pala tjetër mund të ketë gjynahet e veta.”-tha Shehi.


Lajmi kryesor:

Protestat e opozitës nisin në janar/ Dashamir Shehi në '45 minuta': Të rrëzojmë Ramën, zgjedhje të parakohshme


/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?