Një vajzë e re mbi biçikletë

'Ngit biçikletën, jo makinën', motoja e re e qytetarëve të Tiranës! Kosto e lirë dhe shpejtësi në lëvizje

24 Mars 2022, 19:27| Përditesimi: 24 Mars 2022, 19:30

  • Share

Kryeministri Edi Rama njoftoi pasditen e sotme se duke nisur nga e diela e 3 prillit, çdo e diel tjetër në fillim të muajit do të konsiderohet si e dita pa makina.

Me shtimin e korsive të biçikletave dhe me rritjen e cmimit të naftës, përdorimi i dyrrotakëve në kryeqytet mbetet një zgjidhje ideale, duke ulur jo vetëm shpenzimet e portofolit, por njëkohësisht duke mbajtur edhe trupin në formë.

Trendi I nisur gjatë pandemisë po vijon edhe tani, veçanërisht pas lëvizjes së çmimit të karburanteve ku shumë shqiptarë po lënë makinat në shtëpi dhe vendosin të lëvizin me biçikletë. Sipas statistikave çdo vit numri i përdoruesve të biçikletave në Tiranë vjen në rritje. Ky është lajm i mirë, pasi kjo kontribuon direkt në një mjedis shumë më të pastër në qytetin më të madh të Shqipërisë. Kjo reflektohet edhe në rritjen e numrit të biçikletave të shitura. 

Ndërkaq, Bashkia ka punuar për të shtuar më shumë korsi biçikletash në rrugët e Tiranës duke ndihmuar njerëzit të gjejnë hapësirën e tyre për t’i ngarë. Ka shumë stacione ku mund të merrni me qera një biçikletë, veçanërisht pranë Liqenit Artificial. Por ajo që është e re tashmë ështe se po ofrohen ture me biçikleta nga shumë agjenci private në Tiranë, që ofrojnë mënyra të reja për ta eksploruar zonë jashtë Tiranës. Ka ture me bicikletë në Malin e Dajtit, në Kalanë e Petrelës, rreth 5 liqeneve të Tiranës, në Fshatin Peze, Ndroq etj.

Tashmë konsiderohet edhe si tur aventure, dhe është shumë i rekomanduar për turistët që e duan aventurën dhe pëlqejnë të eksplorojnë zona të tjera rreth qytetit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?