Politikë

'Ngjan shumë i ashpër nga larg, por qenke i butë'/ Rama batuta me qytetarin

4 Prill 2019, 15:34| Përditesimi: 4 Prill 2019, 15:41

  • Share

Kryeministri Edi Rama sot zhvilloi takimin e përjavshëm me qytetarët që kanë gjetur zgjidhje nga platforma e bashkëqeverisjes. Gjatë takimit nuk kanë munguar batutat nga Rama.

Një qytetar i tha Ramës se nga mediat duket shumë i ashpër, por gjatë takimit përballë i është dukur sikur po takonte një mik të vjetër.

Nga larg ngjan shumë i ashpër, por sot nga afër m’u duke si një shokun im të vjetër, që keni marrëdhënie me mua” tha qytetari.

Rama u përgjigj duke thënë se nuk është edhe aq i butë sa duket, por nuk është dhe aq i egër.

Më vjen keq që dukem aq i ashpër nga larg, por dhe kaq i butë sa t’u duka sot ty nuk jam" tha ai. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?