Ngjarje e rëndë në Turqi, nëna braktis foshnjën në rrugë, gjendet nga një infermiere! E ushqen me gji, por e vogla vdes pas disa orësh

5 Prill 2022, 14:51| Përditesimi: 5 Prill 2022, 15:02

  • Share

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Stamboll të Turqisë, ku një foshnje vetëm 3 muajshe u braktis në rrugë nga nëna e saj 20-vjeçare. Foshnja u gjet nga një infermiereje e cila e ushqehu atë me gji, por fatkeqësisht foshnja humbi jetën pas disa orësh.

Nëna 20-vjeçare braktisi fëmijën e saj me qëllim që të shpëtonte prej saj pasi kishte mbetur shtatzënë nga një marrëdhënie jashtëmartesore, ndërsa familja nuk e pranonte. Sipas “Milliyet“, me të marrë njoftim, stafi mjekësor shkoi në vendin ku ishte fëmija duke i dhënë foshnjës ndihmën e parë. Në këtë moment infermierja që vetë ishte nënë prej 13 muajsh, e ka kuptuar se fëmija ishte i uritur duke i dhënë gji. Pas ndihmës vajza u shtrua në spital në repartin e terapisë intensive. Mjekët konstatuan se ajo kishte marrë dëmtime në tru për shkak të urisë dhe të ftohtit. Vajza tre muajshe ndërroi jetë pak orë më pas, ndërsa policia u vu në ndjekje të nënës së saj. Pas verifikimit të kamerave të sigurisë u zbulua se kush e kishte braktisur.

Pas arrestimit, nëna 20-vjeçare u mor në pyetje nga policia duke deklaruar se ishte ndarë nga bashkëshorti i pare dhe teksa rrinte në një qendër të grave të divorcuara ishte njohur me një person tjetër, me të cilin kishte kryer marrëdhënie seksuale duke mbetur shtatzënë dhe ishte detyruar ta braktiste fëmijën pasi familja nuk e pranonte.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?