Ngjarja e rëndë në Divjakë/ E motra e të moshuarës: Nipi ka bërë me të ç'ka dashur! Fqinja: Është dobiç

31 Janar 2021, 14:50| Përditesimi: 31 Janar 2021, 15:11

  • Share

 

Motra e të moshuarës, e cila u dhunua mizorisht nga nipi i saj, ka treguar për mikrofonin e Report Tv se ai e ka përdhunuar, jo vetëm e ka rrahur dhe e ka lënë të zhveshur.

Ndërkohë, fqinja e përshkruan të nipin si një djalë me sjellje jo të mirë.

"Ka ikur në Fier, ky e la plakën dhe iku, një të rrahur atë, plakën, dhe e hodhi nga porta dhe e iku, e kanë gjetur në rrugë a nuk e di ku e kanë gjetur, dhe e morën dhe e çuan. Ishte dobiç, nuk silleshe mirë".

"Ai kishte rrahur, dhe i kishte bërë lloj-lloj, nuk po e them, e ke parasysh vetë. Ajo është 90-vjeçe grua dhe ky djali nuk është sjellë mirë, si do të jetë djali, e ka rritur ajo mo biri i nisën, pse t'ia bëj kështu. E ka përdhunuar, e kishte zhveshur lakuriq fare dhe ka bërë ça ka dashur, e ka bërë në fytyrë sa nuk e shikon dot, është shtruar në spital. Unë e kam motër", rrëfehen ato.


Lajmi kryesor:

Tronditet Divjaka/ Nipi dhunon fizikisht gjyshen 89-vjeçare! Djali i të moshuarës: Edhe e ka përdhunuar! E motra: E kishte rritur vetë, si mund t'ia bënte


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?