Imzot George Frendo

Ngjarja e rëndë në Kombinat/ Imzot George Frendo: Vetëvrasja është mëkat! Jeta është dhuratë nga Zoti

7 Korrik 2020, 16:54| Përditesimi: 7 Korrik 2020, 17:02

  • Share

TIRANË- Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Mons. George Frendo është shprehur se çdo fe beson në ngjalljen, por dënohet vetëvrasja!

Në reagimin e tij lidhur me ngjarjen që tronditi opinionin publik të vetëvrasjes së nënë e bijë në Kombinat, Frendo thotë se ky nuk është një vetëflijim, por një mëkat ku jeta e dhënë nga Zoti nuk është përdorur me përgjegjësi.

Frendo shton se ndihet i keqardhur që Kisha Ungjillore është ngatërruar me dëshmitarët e Jehovait, me këta të fundit që përdorin bilblën, por që sipas tij e "interpretojnë në mënyrë shumë të çuditshme".

Deklarata e plotë e Imzot George Frendo
Në lidhje me lajmin për të cilin është folur shumë në këto ditë, domethënë për ato dy gra që u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre (madje njëra prej tyre kishte qenë vdekur për më shumë se një vit) e ndiejmë nevojë të bëjmë disa sqarime.

Besimet zyrtarisht e njohura në Shqipëri, domethënë ai Mysliman dhe ai i Krishterë, besojnë në jetën pas vdekjes dhe në ngjalljen. Por besimi ynë në ngjalljen na ngarkon me më shumë përgjegjësi rreth respektin për jetën dhe mënyrë si të jetojmë derisa jemi ende në botë. Ne besojmë se jeta është dhuratë nga Zoti, dhe, si çdo dhuratë nga Zoti, duhet të përdoret me përgjegjësi, sepse Zoti shpërblen njeriun varësisht nga si e ka përdorur këtë dhuratë, që është jeta.

Kjo do të thotë gjithashtu se asnjëri nuk ka të drejtë të vrasë një person tjetër, madje as të vetëvrasë. Vetëvrasja është mëkat. Kam lexuar shumë, këto ditët, në gazetat, fjalën “vetëflijim”. Ky është një eufemizëm krejt i gabuar. Kujt bëhet “flijim” në vetëvrasje? Sigurisht jo Zotit, i Cili i ka komunikuar jetën atij personi si dhuratë, dhe ky e ka hedhur poshtë. Kujt bëhet “flijim” pra? Familjarëve? Kam pasur raste të njohë familje brenda të cilave kanë pasur një vetëvrasje. Për sa shumë kohë kanë mbetur të tronditur, të frikësuar, të rraskapitur. Pra le të jemi të sinqertë e të flasim troç. Është absurd të quajmë vetëvrasjen “vetëflijim”.

Së fundmi dëshiroj të them se është bërë një padrejtësi me Kishën Ungjillore kur disa gazetarë kanë identifikuar sektin e Dëshmitarëve të Jehovait (e themeluar në vitin 1870 nga Charles Russell) me Kishën Ungjillore. Edhe pse këta përdorin Biblën, por e interpretojnë në mënyrë shumë të çuditshme, krejt e ndryshme nga mënyra si e kuptojnë Kishat. Dhe edhe pse përmendin Jezusin, por e interpretojnë Jezusin krejt në kundërshtim me mënyrën sesi Kisha e ka kuptuar dhe shpallur që nga koha e apostujve deri më sot.

Historia e tmerrshme e vetëvrasjes të nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifit se besonin tek ringjallja ka shokuar mbarë opinionin publik. Në banesë u gjet e pajetë vajza Anisa Josifi, e cila kishte 15 muaj që kishte vdekur, por mbahej në banesë duke u lyer me vaj dhe uthull në mënyrë që të mos ndihej era e trupit të dekompozuar. Ndërsa se sa kohë kishte Zhaneta, e ëma, që kishte vdekur nuk dihet ende! Në spital u dërgua vajza tjetër Blerta Josifi, e cila në dëshminë e saj shprehet se kanë hequr shumë që të fitonin ringjalljen.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Te gjitha Fehte ,, Predikojne Ringjalljen..: 07/07/2020 22:57

    Dhe pa dashje ,,njerezit te lodhur nga kjo Jete ,,me shpresen se jeten tjeter mbas rringjadhjes ,,do ta kene me Modge dhe Dardha,,,ndersa Fehja Myslimane Ju afron 7 Virgjeresha .etj.. Normal,,kush nuk ka fuqi ta perbakloje kete jete te veshtire .. Kapercen duke u veteflijuar dhe me shpresen,,,se jeta tjeter e prete ne Buceta ne Lule.. Ha nuk i shikoni se sa e Predikojne Politikanet Fehte ,,saqe Komplete Popullin e vrane e prene ,,e vodhen,, Po e lejne lakuriq ne mese te kater rrugeve.. Kjo eshte Propaganta,,qe njerezit e dobet ,,e kerkojne kete Ringjadhje..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?