Ngjarja në Elbasan/ Bie pengmarrja, Musmuça dhe e dashura mbeten në burg por për vjedhje me dhunë

5 Janar 2019, 07:39| Përditesimi: 5 Janar 2019, 08:12

  • Share

Gjykata e Elbasanit, ka vendosur të enjten të lerë në qeli dy të arrestuarit Bexhet Musmuça dhe të dashurën e këtij të fundit, shtetasen Fjola Cani, të cilët u ndaluan menjëherë sapo në televizionin “Report Tv”, u transmetua lajmi për tentativën e pengmarjes së Aurel Gunit (Lexo këtu). Ky i fundit është vëllai i drejtorit të ALUIZNI-t në Elbasan, kur në datën 29 dhjetor 2018 u përball me Bexhet Musmuçën, i cili i kërkoi që ta çonte Gunin pa dëshirën e tij, tek kompleksi “Univers”, pasi sipas Musmuçës këtë gjë ja kishin kërkuar Ardjan Çapja dhe Ervis Çaushllari.

Por ndryshe nga sa ka deklaruar në polici Aurel Guni, se Musmuça kishte tentuar ta merrte peng për llogari të Çapjave, policia dhe prokuroria e Elbasanit nuk kanë ngritur një akuzë për “Heqje të paligjshme të lirisë” ndaj Musmuçës. Ky i fundit njihet në Elbasan si përdorues droge dhe ka dalë ditën e enjte para gjykatës së Elbasanit duke u përballur vetëm me akuzën e “Vjedhjes me dhunë” të makinës së Aurel Gunit dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Këtë akuzë policia ia ka ngritur pasi në xhepin e tij gjatë kontrollit fizik janë gjendur dy doza me heroinë. Të dyja akuzat Musmuça i ka pranuar në gjykatë dhe nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës ka kërkuar një masë më të butë nga trupi gjykues. Ndërkohë prokurori i çështjes Neritan Hoxha, ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, kërkesë kjo që është pranuar nga trupi gjykues.

Të njëjtën masë sigurimi ka aplikuar gjykata dhe për të dashurën e Bexhet Musmuça, Fjola Cani, e cila është arrestuar për akuzën e “Kanosjes për të mos kallëzuar”, pasi rezultoi se kishte kërcënuar me jetë anëtarë të familjes së Aurel Gunit. Aurel Guni gjatë dhënies së denoncimit ka pohuar se Bexhet Musmuça, i ka thënë se ishte urdhëruar ta çonte tek Ardjan Çapja dhe te Ervis Çaushllari. Aurel Guni ndër të tjera është shprehur se “…Bexheti më tha që duhet të më çonte tek Ardjan Çapja dhe Ervis Çaushllari. “Të kërkojnë ata të dy, dhe mua më kanë thënë. Ose na sill Aurelin, ose do të të vrasim çunin. Nuk e di çfarë ke me ta, por unë nuk do rrezikoj çunin tim për ty, prandaj eja me mua dhe mbylle se ndryshe do të vras ty. S’je ti më i rëndësishëm se çuni im,”-kështu më tha. I njoh të dy personat, nuk kam asnjë konflikt me ata. Nuk e di për çfarë më kërkonin.  Nuk mendoja që Bexheti do të më çonte aty” ka thënë ai (lexo këtu).

Disa ditë më parë policia e Elbasanit përmes një njoftimi të dytë për këtë ngjarje të rëndë tha se Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë Bexhet Musmuça 39 vjeç pasi ky i fundit e ka goditur me sende të forta dhe i ka marrë automjetin Aurel Gunit. “Është arrestuar edhe shtetasja Fjona Cani 28 vjeçe, pasi dyshohet se u ka bërë presion familjarëve të dëmtuarit Aurel Guni, për të tërhequr kallëzimin. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, "Vjedhje me dhunë" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" për shtetasin Bexhet Musmuçën ndërsa për shtetasen Fjona Cani për veprën penale "Kanosja për të mos kallëzuar"-thuhet në njoftimin e policisë së Elbasanit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Baba: 05/01/2019 13:51

    Prokurori ka por me te vobektit. Keto prokurore me te fortet takohen e pijne droge gjithe naten. Hektor Mushi rri me pjate ne dore gjithe naten eshte dhe prokuror ne Elb. Leket qe i merr hallexhinjve gjate dites i con per droge gjate nates.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?