Ngjarja ne Elbasan/ Rrëmbimi i Aurel Gunit, zbardhen dy dëshmitë e plota të arrestuarve

8 Shkurt 2019, 07:33| Përditesimi: 8 Shkurt 2019, 12:15

  • Share

Aurel Guni, vëllai i drejtorit të ALUIZNI-t në Elbasan u rrezikua të rrëmbehet dy ditë para vitit të ri 2019 nga Behxhet Mosmuça, ku sipas Gunit qëllimi ishte për ta çuar në zonën ku qëndron një grup kriminal në Elbasan. Por ndryshe nga qëndrimi i të dëmtuarit Guni se ishte tentuar të rrëmbehej, dy të arrestuarit e prokurorisë për këtë ngjarje Behxhet Mosmuça dhe e dashura e tij Fjona Cani,kanë treguar rrethana të tjera mbi ngjarjen, duke e lidhur konfliktin me një histori ditëlindje dhe histori sentimenale. Behxhet Mosmuça pranon se ka njohje me Aurel Gunin madje është shok i ngushtë tij. Ndërkohë vetë Guni në deklarimet e tij ka pohuar se nuk e njihte kush person ishte që kishte tentuar ta rrëmbente.

“Tri ditë para, në datën 23 dhjetor 2018, i kam thënë Aurelit që djali im ka datëlindjen dhe i kam kërkuar atij të shkonim në Pogradec, pasi fëmijët e tu janë si fëmijët e mi, ashtu sikundër fëmijët e mi janë si fëmijët e tu. Unë e lashë në dorë të Aurelit për datëlindjen. Vëllai im Aureli, nuk ma dha makinën që ka vetë, një benz gjysmë fuoristradë. Pasi u revoltova që nuk iu realizua dëshira fëmijës tim, unë një pasdite i çova mesazh dhe ai ishte në Berat. Ditën që kemi debatuar, i kam thënë: “më ke thënë se djali yt është si djali im, ashtu siç i trajtoj unë fëmijët e tu”- ka deklaruar në gjykatë Mosmuça.Pas këtij debati të dyja palët janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Aurel Guni, ka shkuar në spital për të marë mjekim. Pasi është vënë në dijeni për këtë ngjarje, policia gjyqësore ka marrë kallëzimin e të dëmtuarit, ka marrë deklarimet e bashkëshortes së tij, Verore Guni dhe të shtetasit Besnik Guni (prindi i të dëmtuarit).Aurel Gunit i është bërë këqyrje fizike. Ndërkohë Shqiptarja.com mëson se po ditën e ngjarjes, Fjona Cani, e dashura e Behxhet Mosmuçës,ka shkuar në shtëpinë e Aurelit, ku aty gjendeshin bashkëshortja e prindërit e tij dhe ajo ka hyrë dhe pa pëlqimin e familjarëve të të dëmtuarit. Fjona, u ka kërkuar e kërcënuar përkundër dëshirës së familjarëve të dëmtuarit, që Guni të tërhiqte kallëzimin kundër të dashurit të saj Behxhet Mosmuça.

Pas veprimeve operative dhe hetimore, është bërë e mundur kapja njëkohësisht e dy personave Fjona Cani dhe Behxhet Mosmuça, në lagjen “5 Maji”, qyteti Elbasan. Ndërkohë nga kontrolli që i është bërë personit nën hetim Behxhet, atij i është gjetur një sasi pluhuri, e dyshuar si lëndë narkotike, e llojit heroinë, me një peshë të përgjithshme 0,6 gramë, të cilën ai deklaroi se e ka për përdorim vetjak. “Shqiptarja.com” zbardh të plotë dëshmitë e dy të arrestuarve Fjona Cani dhe Behxhet Mosmuça të dhëna në prani të gjyqtarëve dhe prokurorëve, gjatë fazës së caktimit të masës “arrest në burg”.

Behxhet Mosmuça, biznesmeni Aurel Guni dhe Fjona Cani

Rrëfimi i plotë i Behxhet Mosmuçës

I pyetur në gjykim, personi i arrestuar për dy vepra penale atë të “Vjedhjes me dhunë” të makinës dhe “Kanosje” Behxhet Mosmuça dëshmoi se: “...nuk jam dakord me ngjarjen që referon prokurori. Unë shtetasin Aurel Guni e kam shok që 12 vjeç dhe e kam më shumë se vëlla. Deri para 3 ditëve, ai dilte me dashnoren, unë merrja fëmijët e tij nga kopshti. Më datën 25 dhjetor 2018, djali im kishte datëlindjen. Tri ditë para, në datën 23 dhjetor 2018, i kam thënë Aurelit që djali im ka datëlindjen dhe i kam kërkuar atij të shkonim në Pogradec, pasi fëmijët e tu janë si fëmijët e mi, ashtu sikundër fëmijët e mi janë si fëmijët e tu. Unë e lashë në dorë të Aurelit për datëlindjen. Vëllai im Aureli, nuk ma dha makinën që ka vetë, një benz gjysmë fuoristradë. Pasi u revoltova që nuk iu realizua dëshira fëmijës tim, unë një pasdite i çova mesazh dhe ai ishte në Berat. Ditën që kemi debatuar, i kam thënë: “më ke thënë se djali yt është si djali im, ashtu siç i trajtoj unë fëmijët e tu”.

Në debat e sipër e kam gjuajtur me telefon në sy dhe ai më ka gjuajtur me gur, në kokën time. Kur zbritëm nga makina, ai mori gurin dhe më kapi për fyti. Kam shenja në fyt, që më ka kapur Aureli. Ne u zumë për çunin tim, duke i thënë: “pse ma le datëlindjen e çunit tim, pa u bërë”. Fatkeqësia ime është se unë pi heroinë, prej 10 vitesh, dhe atë ditë kisha pirë rreth 0,2 mg, me hundë, në një hyrje pallati, para se të takohesha me Aurelin. Pasi më ofendoi duke më thënë: “ti je drogaxhi, e unë do të plotësoj dëshirat e çunit tënd”, Aureli më gjuajti me gur apo tullë, që gjeti në terren. Më ka goditur në kokë, kam 8 kapse në kokë dhe akoma nuk është qepur. Pasi hëngra gurin në kokë, rashë në gjendje të fikti. Aureli më la aty dhe iku me vrap.

Kur mora veten, makina e Aurelit ishte ndezur, hipa lart, bëra një xhiro dhe e parkova te klinika dentare. Unë as e kam shitur, as e kam marrë makinën. Unë e mora se e la ai, me çelësa ndezur makinën. Unë nuk isha në spital, se e kam si vëlla dhe nuk doja ta denoncoja. Kur mora makinën, e kam çuar te klinika dhe e kam lënë aty në parkim. Nuk e mbaj mend se ku e kam lënë çelësin, a poshtë makinës, a poshtë gomës. Pastaj mora vesh që ai më kishte denoncuar. Nuk është e vërtetë që kam bërë vjedhje me dhunë dhe kam zotin dëshmitar. Unë nuk vjedh makina. Unë e mora makinën, për mirë dhe kam zotin lart dëshmitar.

Nuk jam dakord me masën e sigurimit. Kërkoj detyrim paraqitjeje ose “arrest shtëpie”, sepse kam familje. Unë nuk jam intrigant. Aureli e ka bërë këtë se unë e kam shok dhe të gjithë shokët e tjerë ia kanë me të futur. Këto veprime i kam bërë vetë, pa u ndikuar nga të tjerë, se unë fëmijët e Aurelit i kisha si fëmijët e mi.Fjona është e dashura ime e fshehur,jashtë familjes. Unë e kam lajmëruar Fjonën në telefon, pas ngjarjes që pata me Aurelin, nga telefoni im. Nuk e mbaj mend numrin e Fjonës. Unë ia thoja Fionës se: “...shiko sa bëj, për vëllain tim...”. Para dy javësh Fjona rrezikoi familjen e vet, sepse Aurelin e kishin parë me të dashurën e vet dhe më thotë në telefon Aureli: “...merr Fjonën dhe dil ti me makinën time dhe tako kushëririn tim, se nuk ishte Aureli, por ishte Xheti me Fjonën...”.

Shkurtimisht mua më thonë Xheti. Fjona është e divorcuar dhe ajo është njeri i mirë mashallah. E gjithë kjo histori më duket banale. Unë kam 8 kapse dhe nuk e kam qepur akoma kokën. Bërrylin e kam të nxjerrë... Nuk jam dakord me aktet e Prokurorisë... Nuk jam dakord me vlerësimin e prokurorit. Ne mund të gjykohemi në gjendje të lirë. Nuk është e vërtetë që të kem vjedhur apo shitur makinën e Aurelit. Unë i thashë Aurelit të tërheqë denoncimin, pasi mora vesh që në shtëpinë time kishte ardhur policia. Nuk kam bërë bisedë tjetër me Aurelin, përveç sa parashtrova. Shkaku i debatit tonë ka qenë datëlindja e çunit tim dhe nuk kam shkak tjetër mosmarrëveshjeje me Aurelin. Në rast se Aureli tërheq denoncimin, unë do ta kem shok përsëri. Me aq sa kam dijeni, marrëdhëniet janë normalizuar, janë qetësuar gjërat dhe nuk e di pse nuk e tërheq denoncimin Aureli.

Rrëfimi i plotë i të dashurës së Mosmuçës

E pyetur gjatë fazës së zhvillimit të seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë në gjykim, Fjona Cani ka pohuar se:“Nuk jam dakord me ngjarjen që thotë prokurori. Para 2 ditësh, ka qenë pasdite, më mori Behxhet Mosmuça në telefon dhe më tha: Fjona çfarë po bën? Unë i thashë: Jam në shtëpi dhe se Aureli ka bërë debat me mua dhe më ka denoncuar në polici. Unë shtëpinë e Aurelit nuk e dija, por me të pyetur e gjeta. Shkova në shtëpinë e Aurelit, sepse Xheti është gjithçka për mua. Unë me Xhetin jemi të dashur prej 5 vitesh e gjysmë. Shkova në shtëpinë e Aurelit dhe më doli Vera dhe e pyeta: ti je Vera? Dhe i thashë: hajde të futemi brenda. Unë isha e revoltuar dhe i thashë: hajde një çikë.

Unë mbylla derën e shtëpisë dhe mora çelësin e shtëpisë së tyre në dorën time që ata të mos më nxirrnin mua jashtë. Ishim brenda. Në shtëpi ishin dy prindërit e Aurelit dhe nusja e tij. Unë i thashë Verës: thuaji Aurelit të heqë denoncimin. Ajo më tha: unë nuk të njoh fare se kush je ti, dil jashtë. Dhe donte të më merrte çelësat. Unë iu luta prindërve të Aurelit të uleshin në divan, të qetësoheshin dhe që Aureli të tërhiqte denoncimin për Xhetin.Vera më kapi prej flokësh dhe më gjuajti mua me shpulla dhe më ka grisur xhupin. Në momentin që më gjuajti Vera në fytyrë, unë i thashë: mos më gjuaj se unë jam me paralizë. Në momentin që më gjuajti Vera në fytyrë, me shpullë në të dyja anët e fytyrës, unë i thashë: mos më gjuaj se jam me paralizë.

Ndërkohë më tërhoqi babai i Aurelit dhe më tha: hajde këtej. Unë i thashë atyre: ju lutem, merrni Aurelin në telefon dhe ta heqë denoncimin për Xhetin, se ka 3 fëmijë. Në momentin që më gjuajti Vera ishte një derë përballë, shkoi te dhoma, hapi kanatin e dollapit, mori diçka në dorë. Ishte pistoletë, ishin dy çuna të cilët erdhën më mbrapa, më duket se ishte nipi i vet, se ai i thirri Verës “halla”. Djali tjetër doli përpara, që unë të mos shikoja pistoletën dhe unë i kam thënë “...do më vrasësh mua me pistoletë...”. Kur pashë pistoletën unë doja të dilja, por s’mund të dilja.

Çelësin e derës ma mori babai i Aurelit. Pas gjysëm ore dola me Xhetin për kafe, ai më mori në telefon dhe dolëm për kafe rreth orës 07:00 të darkës te lokali “Sfinks”, që ndodhet te Gurabardhi, qyteti Elbasan. Dolëm në këmbë dhe u takuam të dy bashkë te lokali “Sfinks”. I thashë Xhetit për ngjarjen. Pashë që nga koka e Xhetit rridhte gjak. I thashë: “ikim në spital”, por ai nuk pranoi. Ai më tregoi të gjithë ngjarjen që i kishte ndodhur me Aurelin. Kur unë i tregova për ngjarjen time ai më tha: “zemra vogël, ke bërë gabimin më të madh dhe nuk do ta fal”. Unë i thashë: “unë ika vetëm për të tërhequr denoncimin Aureli”. Jam dakord me ngjarje që përshkroi Behxheti sepse kam mbuluar unë me Behxhetin për gabimet e Aurelit. Nuk jam dakord me aktet e Prokurorisë...”.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alfa musmuca: 11/02/2019 15:53

    Shpifje te Aurelit

    Përgjigju
  • Shkoder locja: 08/02/2019 17:16

    Ja shpifet njerzve me keto marrina banda celaj banda capja po te jen kderra keto nuk fshihen si minjt e haleve. kderrat e ktyne mbajn ca pabuksa si ushtar dhe i duken veti tpart e fshatit .kan qen trima super shtetesh dhe ju esht pa fundi mos me i ba qefin shum o media duke i thn banda banda se dhjesin ne brrek tgjith

    Përgjigju
  • reni: 08/02/2019 17:14

    Nuk kishte rrembim dhe ju lumte juve te shqiptarja.com. Por sot duhet te pyesim pse Suel Cela po tenton te manipouloje opinionin publik. Sueli bashke me velain Mario Celen, por koka e grupit eshe Suel Cela. Shteti nuk po e heton fisin Celaj, ata merren me trafik kokaine ne Hollande dhe Angli. Madje Sueli drejton nje rrjet te fuqishem kokaine

    Përgjigju
    • Karma is a bitch: 09/02/2019 09:33

      I henkshi m* me keq se ja keni ngren. Copa katunaresh ju raft noi bomb ju shuft te gjithve rrac e keqe.

  • Deni: 08/02/2019 16:28

    Kjo ngjarje u trillua nga Mario Cela, Suel Cela dhe Petrit Cela. Keta te 3 po sjellin cdo te keqe ne Elbasan

    Përgjigju
    • Deni: 08/02/2019 17:59

      Perkundrazi Capjat po i ruhen celajve, sepse Suel Cela drejton trafikun e kokaines jashte dhe ka shume lek, plus kane mbeshetje politike. Petrit Cela mik i ngushte i Qazim Sejdinit

    • Emigranti: 08/02/2019 17:29

      Po këto Çelat janë më të fortë se çapjat kshu. Kanë më njerëz dhe pasuri apo i fshihen fisit çapja? Mund të na e thuash.

  • Vangjelia: 08/02/2019 13:49

    Ha ha ha sa per te qeshur..... tani u binda qe ne shqiperi nuk ka mafie.... akoma funksionojne perrallat

    Përgjigju
  • beni: 08/02/2019 09:32

    Ngjarja e rrembimit u trillua nga fisi Celaj. Verifikojeni

    Përgjigju
  • Pogradeci: 08/02/2019 08:28

    Dmth kjo histori nuk ka asnje lidhje me 2 bandat e famshme te Elbasanit.ai artan hoxha ti verifikoje mire gjerat para se te dale ne tv se eshte e disata here qe del bllof

    Përgjigju
    • petriti: 08/02/2019 14:15

      Pse, cfare pret ti,qe te thone te verteten?,ato do te thone ate qe u vjen me pershtat atyre,por i perket prokurorise qe te vertetojne te thenat e tyre apo te kunderten.Sepse sic e paraqesin keta,dalin qe jane viktima,Pak e besueshme.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?