Ngjarja që tronditi Napolin, prostituta shqiptare ekzekutohet me plumb në kokë/ Plas skandali në 'Pa Gjurmë', motrat ofendojnë vëllanë se mori paratë e viktimës

30 Tetor 2020, 17:51| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 14:21

  • Share

19 vite pas me mëritë ndër vite, plaga hapet sërish kur një lumë akuzash mes familjarëve, ka bërë që dy motrat e 30-vjecares të vënë gishtin mbi mbesën e tyre, duke e akuzuar për vrasjen. I ftuar në studio vëllai i tyre, Myfit Veliu debaton live me motrat duke shkuar deri në ofendime personale. Mbesa Arta Veliu, në një lidhje skype nga Italia vihet përballë hallave të saj, të cilat e akuzojnë se kundrejt parave ka shitur djalin tre vjecar që Barjeta la pasi e ekzekutuan.

‘Ne nuk e dimë cfarë ndodhi me djalin. Ajo tha se do ta merrte djalin në kopësht, por ata nuk janë lanë më. Komunikimet ishin te rregullta, por ne nuk zbuluam kurrë atësinë e atij fëmije. Një shoqe nga Shkodra na njoftoi se Barieta kishte vdekur. Emrin nuk ma tregoi, thjeshtë më dha lajmin. Djali dhe vajza ime shkuan për të identifikuar kufomën. Motrat dyshojnë tek vajza ime, se e ka vrarë ajo. Arsyeja është se vajza ime nuk e shoqëroi trupin në Shqipëri, ajo nuk mundi të vinte dot, por nuk ka lidhje me këtë ngjarje’, rrëfen në studio vëllai i viktimës

Arta ishte e para familjare që identifikoi trupin e pajetë të hallës, ndërsa nisi menjëherë kërkimet duke pyetur fqinjët për ngjarjen e rëndë.

‘Mjekët atje më thanë se nuk ishte dhunuar, një sy i kishte mbetur hapur. Mësova se një person e kishte cuar në spital dhe kishte ikur me vrap. Fqinjët më thanë se ishte e lidhur me një djalë, me të cilin jetonte prej 6 muajsh. Hallat e mia dhe familjet e tyre e dijnë këtë. Unë dua te gjej kush e ka vrarë, se unë jam e pastër dhe nuk kam gisht. Personi që jetonte me të dyshohet se e vrau. Këtë e kam dëgjuar nga shoqet e saj. Ai ishte nga një fshat i Tiranës. Kur e la djalin e vogël 3-vjecar  tek fqinja, iku bashkë me  të dashurin e saj. Në atë kohë unë nuk kisha komunikim me hallën, ngaqë ishim zemëruar para disa kohësh. Babai i djalit ishte një person, të cilin e vranë në Shqipëri, në mars të vitit 2001, pak muaj para vrasjes së hallës. Ajo më ka treguar se punonte në rrugë dhe kur më telefononte qante. Ajo kishte frikë dhe nuk kishte mundësi për të hequr dorë. Më akuzojnë se kam shitur djalin. Por djali është birësuar dhe mbahet sekret. Institucionet e dërguan tek murgeshat, në një tjetër fshat. Unë nuk e fitova dot kujdestarinë e djalit që ishte 3 vjec në atë kohë. Ata nuk ma dhanë djalin se duhej të isha e martuar dhe të kisha para,në bankë’

Kulmi i akuzave arriti në kërkesën përtej imagjinatës, për të zhvarrosur trupin e Barjetës, që prehet në Grabjan të Lushnjës.

’Pas 7 muajve hallat e mia kanë kërkuar të hapej varri, pasi më akuzonin mua se e kisha vrarë dhe i kisha prerë kokën. Por kur arritën ta shihnin me sytë e turë një gjë e tillë nuk ishte e vërtetë, janë të gjitha dëshmitare. Si mudn ta bëja unë një gjë të tillë. Unë edhe librezën e parave në bankë që gjeta në shtëpinë e hallës, ia dorëzova institucioneve. Nuk është shteti italian kështu, ka rregulla. Unë dua të di kush e ka vrarë dhe pse më akuzojnë, kur ata dijnë më shumë se mua. Ajo nuk donte të kthehej ata e kanë cuar në Itali. Ata e kanë shfrytëzuar, ka qenë viktimë e motrave të veta. Ajo nuk donte të ikte, motra i tha ik dhe këtë herë se më duhen lekë për të martuar  vajzën’, rrëfen mbesa e akuzuar

VIDEO/Historia e plotë në emisionin 'Pa Gjurmë'

Stafi ’Pa Gjurmë’ u lidh në telefon me dy nga hallat që akuzojnë mbesën e tyre se jo vetëm ka shitur djalin e Barjetës, Emiljanon i cili sot është 22 vjec, por se ajo ka marrë paratë e dëmshpërblimit.

Odeta Dume: Ju akuzoni mbesën tuaj se ka gisht në vrasjen e motrës suaj ?

Refie Metani, halla : Po, Arta ka gisht për vrasjen. Të gjitha ne kështu mendojmë. Unë nuk flas as me vëllain për këtë arsye. Ajo e di pse e ka vrarë dhe ku e ka cuar djalin. Ajo do të japi një ditë llogari. Unë nuk e dua vëllain në shtëpi. Vajza e saj e ka bërë. Kam shkuar disa herë në polici për këtë gjë. 100 përqind ajo është mafie. Ajo i ka bërë të gjitha veprimet.

Odeta Dume: Por ti mendon se nëse Arta ka bërë këtë krim,  do t’i shpëtonte kaq lehtë shtetit italian ?

Refie Metani, halla : Ajo bridhte sa ande këndej. Ajo e shiti djalin. Ajo e din të gjithë historinë dhe paratë që mori nga dëmshpërblimi. Ajo mbajti origjinalin e dolumentave se donte lekë. Ne kishim hallin se vranë motrën, nuk kishim hallin e lekëve.

Në studio ndërhyn babai i Artës, Myfit Veliu, i cili akuzon motrën e tij se ishte ajo që shiti Barjetën, tek djali nga Roskoveci, i cili mesa duket ishte ai që trafikoi 30-vjecaren në Itali.

Myfit Veliu: Motra e ka shitur tek djali i Rroskovecit dhe kjo e ka vrarë.

Refie Metani, halla : Nuk e kisha motrën prostitutë. Ajo ishte me dokumenta.

Arta Veliu, mbesa: Ti e vrave se doje lekët. E shite pastaj e vrave.

Refie Metani, halla :  Ajo bleu shtëpinë për të tjerët jo për mua. Vëllait i bleu shtëpinë.

Myfit Veliu: Ajo është hasmi jonë, i të gjitha motrave. Kjo ia shiti atij të Rroskovecit dhe e dërgoi me zor jashtë vendit.

Odeta: Do të vëmë në dispozicion dokumentat që tregojnë se djali nuk është shitur, por është birësuar

Refie Metani, halla : Të japi llogari vajza e tij. Mbesa ime ka shitur dhe djalin dhe ka marr lekët. Nuk e besoj se djali është birësuar. Nuk e dua as këtë motrën dhe as atë vëlla. Ata e vranë. Motra është vrarë për para.

Familjarët dyshojnë se shteti italian ka dhënë një dëmshpërblim prej 170 mijë euro, për vrasjen e Barjeta Veliut, ndërsa persona të panjohur, janë paraqitur në Grabjan të Lushnjës, duke marrë firmat e vëllait dhe motrave për këto para që nuk u morën kurrë. Kjo ka sjell konfliktin mes motrave dhe vëllait, ku paratë nga gjaku i 30-vjecares që mbeti viktimë, janë bërë ’molla e sherrit’.

Familjarët në studio mësojnë për herë të parë nga emisioni ‘Pa Gjurmë’ detajet që u raportuan në mediat italiane për vrasjen e Barjeta Veliut në vitin 2001.

Në një artikull të publikuar nga la Repubblica thuhet se Barjeta la fëmijën 3-vjecar tek fqinji duke i thënë se do të kthehej shpejt. Por 12 orë më pas, një burrë i paidentifikuar, me një makinë të zezë, e braktisi trupin e pajetë, me shenja dhune, përpara një klinike private, në një zonë bregdetare. Ekspertiza zbuloi se vrasësi e kishte qëlluar me një plumb në kokë duke e lënë të vdekur në vend. Hetimet paraprake ngritën dyshimet se bëhej fjalë për një vrasës serial të prostitutave, pasi një tjetër rast i shënuar në një tjetër zonë në Napoli, raporti rastin e një gruaje me ngjyrë, trupi i së cilës u gjet i djegur. Nga ana tjetër, 30-vjecarja shqiptare  mund të ishte viktimë për hakmarrje pas prishjes së tregut mes vajzave të lindjes punonjëse seksi kundër "tregut" të Afrikës së Veriut. Karabinierët kishin emrat e dy të dyshuarve, persona që kishin jetuar me Barjeta Veliun. Dëshmitarë të krimit apo edhe bashkëpunëtorë të vrasësit?. Nga autopsia e bërë, një ditë më pas, pati ndryshime të papritura të hetimit se Barjeta Veliu, punonjësja shqiptare e seksit mund të kishte qenë viktimë edhe e një grabitjeje, me dyshimin se u ekzekutua pasi bërtiti për ndihmë. Kjo sepse paratë e fituara nuk ishin në cantën e viktimës dhe shenjës së orës së grabitur në kycin e dorës, por edhe bizhuteritë më vlerë që ajo mbante nuk u gjetën. Përvec këtyre hipotezave të ngritura, nuk u përjashtuan edhe dyshimet për një hakmarrjeje të mundshme. Përgjatë bregdetit, biznesi fitimprurës i prostitucionit drejtohej nga kombësi të ndryshme. Një pjesë e rrugës ishte e kontrolluar nga nigerianët dhe pjesa tjetër nga polakët. Të gjitha dëshmitë u mblodhën, duke zbukuar edhe sesi 30-vjecarja shqiptare kishte mbërritur në shtetin Italian në vitin 2000. Një vit para vrasjes, ajo jetonte dhe punonte aty me vizë turistike që skadonte për dy muaj. Gruaja mbërriti në Itali me djalin e saj tre vjeçar, me babain pa emër, ky i fundit ishte i dyshuari kryesor. Dhe mbase ky aspekt ishte i lidhur me jetën e saj private, me burrin që ndante shtëpinë me të, i cili u zhduk disa ditë para se të ndodhte krimi.  

O.D./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?