Pusi ku ishte hedhur valixhja

Ngjarje e rëndë në Athinë, gjendet brenda në valixhe trupi i pajetë i një gruaje

29 Dhjetor 2020, 20:47| Përditesimi: 29 Dhjetor 2020, 20:57

  • Share

Një kufomë, që dyshohet se i përket një gruaje, u gjet në një valixhe në Greqi. Valixhja me trupin e pajetë brenda u gjet nga një gjahtar në zonën e Vilia-s në Athinë.

Valixhja ishte hedhur në një pus, në autostradën e vjetër për në Tebë, në një zonë që ishte veçanërisht e vështirë për t’u gjetur.

Trupi ishte i dekompozuar dhe dyshohet se gjendej aty për një kohë të gjatë dhe i vetmi objekt brenda valixhes ishin të brendshmet e një gruaje.

 Policia greke ka nisur hetimet për identifikimin e trupit dhe autorëve të krimit.

Vrasja e njerëzve dhe futja më pas në valixhe për të fshehur gjurmët, të kujton edhe vrasjen makabre në Italu, të çiftit shqiptar nga Vlora Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilit ishin copëtuar dhe futur në 4 valixhe. Ato u gjetën pas 5 vitesh, pasi ishin zhdukur në nëntor të 2015.

Pusi ku ishte hedhur valixhja

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?