Spitali i Cërrikut

Ngjarje e rëndë në Cërrik, freza e dorës dëmton për vdekje bujkun 65-vjeçar teksa po punonte tokën

24 Tetor, 15:49| Përditesimi: 24 Tetor, 15:59

  • Share

Elbasan- Një bujk 65-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht teksa ishte duke punuar me mjetin e tij frezë, i cili e ka goditur në rrethana aksidentale, duke i shkaktuar edhe fatalitetin.

Policia vendore konfirmoi sot (24 tetor) ngjarjen e rëndë të ndodhur në Cërrik, teksa ishte dërguar nga të afërmit pa shenja jete shtetasi S. R., banues në fshatin Shalës.

“Nga veprimet e para hetimore dhe nga deklarimet e familjareve dyshohet se 65-vjeçari, duke punuar me mjet bujqësor (frezë dore), aksidentalisht është dëmtuar dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar, pa dhënë detaje të tjera për dinamikën dhe plagët që i morën jetën të ndjerit.

Por dosja për rastin i ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?