Policia greke

Një shqiptar në kërkim për përdhunimin e një të miture në Greqi! Policia dyshon se ia ka mbathur drejt Shqipërisë

9 Nëntor 2023, 15:56| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 16:21

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Evias ku një 30 vjeçar shqiptar ka përdhunuar të miturën greke 13 vjeçare.

Mediat greke shkruajnë se 30 vjeçari e kishte kontaktuar të miturën nëpërmjet rrjeteve sociale dhe e kishte bindur për të dalë në takim ku më pas ka abuzuar ndaj saj seksualisht.

Ngjarja u zbulua pasi një prej të afërmve të të miturës pa mesazhet që kjo e fundit kishte në telefon me shqiptarin dhe menjëherë kishte bërë denoncim në polici.

Policia greke është në kërkim të 30-vjeçarit, por nuk ka mundur ta lokalizojë. Sipas mediave greke autori mund të ketë ndërruar vendbanimin apo edhe të ketë ikur në Shqipëri, për të humbur gjurmët e tij.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?