Santorini

Kosova & Rajoni

E rëndë në Greqi/ Shqiptarja humb jetën në vendin e punës, i bie krevati sipër! Nis hetimi ndaj pronarit të hotelit

14 Prill, 16:44| Përditesimi: 14 Prill, 16:52

  • Share

Një 59-vjeçare me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë teksa punonte në një hotel në zonën e Oias në Santorini. Sipas mediave greke, shqiptarja e paidentifikuar me emër ka qenë duke punuar në një hotel kur një shtrat i veçantë, i fiksuar në mur u shkëput dhe i ra në kokë. Si pasojë iu thye qafa.

Edhe pse shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan në vendngjarje, gruaja kishte ndërruar jetë. Autoritetet kanë vijuar arrestimin e pronarit të hotelit, të cilit i kërkohet të japë shpjegime për kushtet e sigurisë së ambienteve.

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?