TIRANË- Një konflikt brenda familjes ka përfunduar me vrasjen e një gruaje. Sipas informacioneve për Report Tv, Agron Tanushi ka qëlluar disa herë me armë në drejtim të bashkëshortes së vëllait të tij, Jetmira Hasanin.
Mësohet se pas vrasjes autori është larguar me shpejtësi dhe policia është vënë në ndjekje të tij.
Dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të konfliktit mbi pronësinë, pasi viktima dhe autori jetonin në të njëjtën shtëpi.
Vëllai i Agron Tanushit ndodhej në emigrim në Greqi prej shumë vitesh dhe bashkëshorten e tij, Jetmira Hasanin e kishte lënë tek familja e tij.
Mësohet se konflikti kishte vite që zhvillohej deri në ditën e sotme, ku pati një fund tragjik.
Arma e zjarrit nuk është gjetur, pasi pas ngjarjes 31 vjeçari Agron Tanushi është larguar me të.
Familjarët e Jetmira Hasanit kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë pas mësimit të lajmit të hidhur dhe kanë pasur një konflikt verbal me familjen Tanushi dhe menjëherë ka ndërhyrë policia për t'i ndarë.
Report Tv ka siguruar fotot e 31 vjeçarit Agron Tanushi, i cili ekzekutoi me armë kunatën e tij Jetmira Hasani.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkaqe pronësie, pasi bashkëshorti i Jetmira Hasanit ndodhej prej vitesh në emigrim. Për këtë shkak viktima jetonte së bashku me familjen e bashkëshortit dhe kunatin e tij.
Ngjarja e ndodhur në Kamzë ku kunati Agron Tanushi vrau me armë zjarri bashkëshorten e vëllait të tij, Jetmira Hasani ka tronditur familjarët e kësaj të fundit.
Përpara shtëpisë së familjes Tanushi janë mbledhur një grup njerëzish të cilët mendohen se janë familjarët e Jetmira Hasanit.
Në videon e ardhur në Report Tv, shikohet se familjarët e Jetmira Hasanit kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë konfliktuar me familjen Tanushi.
Autori i dyshuar Agron Tanushi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën "Apollonia" në Bathore. Sipas informacioneve, Agron Tanushi ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, Jetmira Hasani. Mësohet se Agron Tanushi është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon për kapjen e tij.
Po ca te thuash, perveç faktit qe "KA BURRA SHQIPERIA" Ngushellime familjareve, femijeve te se ndjeres!
PërgjigjuPlehra!
PërgjigjuMaloket duhen djegur se vetem shkaterrim e vrasje sjellin. Shtaza dy komshe
PërgjigjuE kena zanat ne shqiptaret me u vra me njani tjetrin. Nuk e rrespektojm njëri tjetrin as pak.
PërgjigjuKeto lloj speciesh nuk ndrushojnē kudo qē ti çojsh dhe sido që ti mbajsh, ky lloj brumi jeshtu eshte gatuar dhe keshtu do te ngelet me shekuj.
PërgjigjuSka me as burreri vrasja snuk ka justifikim por kane filluar te vrasin gra dhe femije ca mbeturina
PërgjigjuKurr nuk besojë se është qështje pronësie, këtu kemi të bëjmë me qështje marrëzie ...!
Përgjigju