KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë ku një 11-vjeçare është abuzuar seksualisht për disa orë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 27 gusht nga ora 17:30 deri në orën 00:30.
Më 29 gusht, Policia e Kosovës njofton se një e mitur ka raportuar se 5 persona kanë abuzuar seksualisht më të prej disa orësh.
E mitura është dërguar në një qendër strehimore, ndërsa raportohet se deri më tani dy persona, shtetas kosovarë janë arrestuar si autorë të dyshuar.
Sipas mediave në Kosovë, në dosjen e prokurorisë pretendohet që kjo ngjarje të ketë ndodhur pasi tre persona e kishin ndalur 11-vjeçaren e cila ishte duke ecur në park, ku dhe është dhunuar seksualisht.
E mitura, pasi ishte dhunuar nga dy të dyshuarit e parë, në afërsi të shtëpisë së saj ishte ndalur edhe nga një person tjetër, i cili e kishte marrë në një makinë së bashku dhe me 3 persona të tjerë, të cilët e kishin dërguar në një vend, ku përsëri e mitura ishte dhunuar.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim në Facebook ka reaguar lidhur me ngjarjen teksa shkruan se e mitura ishte 11-vjeçe.
“Tronditës akti çnjerëzor i dhunimit seksual të të miturës 11 vjeçe. Kërkoj një hetim rigoroz dhe përgjegjësi para ligjit për kryesit e veprës. Me ashpërsinë dhe vendosmërinë më të madhe duhet ta përsërisim njëzëri se askush s’është mbi ligjin. Ligji duhet të jetë i ashpër me secilin keqbërës të tillë, e posaçërisht në rastet sikur ky kur cak i dhunimit janë fëmijët”, ka shkruar Osmani.
Postimi i Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani
Kryeministri i Kosovës ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Kosovë ku u abuzua seksualisht një vajzë e mitur 11-vjeçe.
Kurti kërkon nga organet e drejtësisë që personat e dyshuar të marrin sa më shpejt dënimin e merituar.
“Dënim meritor për dhunuesit e vajzës 11 vjeçare.
Kërkoj nga organet e rendit dhe të hetuesisë që të vënë personat e dyshuar sa më shpejtë para drejtësisë, e që kryrësit të marrin dënimin meritor për këtë vepër kaq të rëndë e tronditëse, të dënueshme e të papranueshme. Akte të këtilla brutale të dhunës ndaj fëmijëve, duhet të trajtohen me seriozitet të lartë, në nivel institucional por dhe në atë shoqëror e kulturor.
Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private, por çështje e sigurisë dhe mirëqenies, publike e sociale. Vajza e mitur duhet të marrë përkrahje institucionale dhe shoqërore, përkujdesje maksimale dhe adekuate, shëndetësore e psikologjike. Nuk duhet lejuar që asaj t’i vidhet fëmijëria e t’i rrënohet jeta. As asaj, e asnjë vajze tjetër.
Na duhet angazhim maksimal i të gjitha institucioneve, si dhe çdo njërit nga ne, për të çuar përpara përpjekjet tona për ta çrrënjosur dhunën në bazë gjinore. Eliminimi i dhunës është detyrim i secilit veç e veç dhe i të gjithëve së bashku.”, shkruan Kurti.
Origjina e këtyre "hamshorëve" duhet të jetë nga rajoni i kufirit Indi-Pakistan sepse vetëm atje shënohen ngjarje të tilla makabre!! Kastrimin e kanë pak!!
Përgjigju