KOSOVA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rahovec të Kosovës, ku motër e vëlla kanë rrahur dhe kanë bërë për spital motrën tjerët.
Sipas mediave kosovare, viktima e dhunës në familjes ndodhet në spital dhe po trajtohet.
Sipas raportit të policisë njoftohet se i dyshuari “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti së bashku me motrën e tij të dyshuarën femër kosovare kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare –motrën e tyre. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje,”.
Ende nuk janë bërë me dije detaje të tjera të kësaj historie.