Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë, ku trupi i një djali 16 vjeçar është gjetur i pajetë në lumin. Për këtë rast, është arrestuar një vajzë 17 vjeçare e cila akuzohet se ka shkaktuar vdekjen e tij pasi e goditi me një send të mprehtë në kokë.
Gjithçka ka ndodhur pas një konflikti verbal mes dy të miturve pranë makinës që 16 vjeçari e drejtonte. Autorja, emri i së cilës nuk bëhet ende i ditur do të qëndrojë 30 ditë në paraburgim deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Prokuroria Themelore Publike Tetovë në gjykatën kompetente ka dorëzuar kërkesë për fillimin e procedurës paraprake kundër personit që dyshohet se ka kryer veprën penale të vrasjes nga neni 123 paragrafi 1 i KP-së. E dyshuara, një vajzë 17-vjeçare, me dashje i ka marrë jetën një fëmije 16-vjeçar. Pas një debati verbal në një makinë në afërsi të qytetit të Banjicës, ajo e ka goditur vazhdimisht viktimën me një objekt të mprehtë në kokë, duke i shkaktuar lëndime të rënda, të rrezikshme për jetën. Më pas ajo e shtyu në lumin Pena dhe personi u gjet i vdekur në drejtim të rrymës. Prokurori publik kompetent ka dorëzuar propozim në Gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë së Tetovës.
Pas hetimeve të para nga organi i akuzës thonë se vrasja ka ndodhur pas një zënke verbal mes dy personave dhe më pas vajza ka goditur për vdekje 16 vjeçarin dhe më pas trupin e tij e ka hedhur në lum.
“E dyshuara, vajza 17 vjeçe me paramendim ka privuar nga jeta një 16 vjeçar. Pas përplasjes verbale në veturë tek vendi i quajtur “Banja”, ajo me një mjet të fortë ka goditur të dëmtuarin duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore të rrezikshme për jetë. Më pas e ka hedhur në lumin Shkumbin, ndërsa trupi i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit. Prokurori publik deri tek gjykata ka dorëzuar caktimin e masës së paraburgimit”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore, Tetovë.
Zëdhënësi i policisë, Fatmir Rexhepi ka njoftuar se 17-vjeçarja e dyshuar për vrasjen e adoleshentit ka pranuar veprën penale, ndërsa është dërguar në paraburgim.
Pas arrestimit si autore e dyshuar e vrasjes makabre të një 16-vjeçari në Tetovë, duke e goditur me mjete prerëse dhe trupin ja hodhi në lumë, 17-vjeçarja shqiptare ka pranuar se është ajo është autorja e krimit.
Nga sektori i punëve të brendshme të Tetovës që bënë të ditur pranimin e veprës nga 17 vjeçarja, thonë se përveç saj në pyetje është marrë edhe një tjetër i mitur, i cili, pas kryerjes së procedurës, mbrëmë është lëshuar në shtëpi.
“Gjatë ditës së djeshme në SPB Tetovë janë thirrur dy të mitur, nga të cilët njëra është vajzë 17 vjeçe dhe që ka pranuar se është kryerëse e veprës. Pas dokumentimit të plotë rastit, gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën themelore në Tetovë, ka caktuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh dhe e njëjta është dërguar në burgun e Shkupit, për të vuajtur masën e paraburgimit”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.
Pas hetimeve të para nga organi i akuzës thonë se vrasja ka ndodhur pas një zënke verbal mes dy personave dhe më pas vajza ka goditur për vdekje 16 vjeçarin dhe më pas trupin e tij e ka hedhur në lum.
“E dyshuara, vajza 17 vjeçe me paramendim ka privuar nga jeta një 16 vjeçar. Pas përplasjes verbale në veturë tek vendi i quajtur “Banja”, ajo me një mjet të fortë ka goditur të dëmtuarin duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore të rrezikshme për jetë. Më pas e ka hedhur në lumin Shkumbin, ndërsa trupi i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit. Prokurori publik deri tek gjykata ka dorëzuar caktimin e masës së paraburgimit”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore, Tetovë.
Zëdhënësi i policisë, Fatmir Rexhepi ka njoftuar se 17-vjeçarja e dyshuar për vrasjen e adoleshentit ka pranuar veprën penale, ndërsa është dërguar në paraburgim.
16 vjece dhe te jete vrasese ? Zot i madh ku po shkon njerezimi drejt katastrofes
Përgjigju