Në foto: Pallati ku jetonte familja

Kosova & Rajoni

Ngjarje shokuese në Greqi, gjenden të vdekur brenda banesës foshnja i porsalindur dhe nëna e tij

3 Shtator, 19:53| Përditesimi: 3 Shtator, 20:17

  • Share

Greqi – Një ngjarje tragjike ka ndodhur në lagjen Patisia të Athinës, ku një foshnje i porsalindur dhe nëna e tij u gjetën të vdekur brenda banesës.

Policia dhe ambulanca morën një alarm për ngjarjen e ndodhur.

Ishte vetë bashkëshorti i të ndjerës që sinjalizoi autoritetet pasi shkoi në banesë.

Ai gjeti të vdekur gruan e tij 34-vjeçare, që siç dyshohet, u përpoq të lindte e vetme në shtëpi, duke arritur të priste edhe kordonin e kërthizës.

I sapolinduri u gjet gjithashtu i pajetë.

Në shtëpi në momentin e ngjarjes ishin edhe dy fëmijë të mitur të çiftit.

Megjithatë, ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë shkaqet e plota dhe të sakta të ngjarjes.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?