Drejtoria e Policisë së Elbasanit

Kronikë

Ngjarjet kriminale në Elbasan, ndryshime në sektorin e hetimit të vrasjeve

22 Shtator 2020, 20:37| Përditesimi: 22 Shtator 2020, 20:50

  • Share

Ndryshime në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit. Situata kriminale në këtë qytet ka sjellë rotacion të disa drejtuesve dhe oficerëve të sektorit të vrasjeve në këtë qark.

Mësohet se është larguar Leonard Palushi, shefi i sektorit të hetimit të krimeve kundër jetës. Palushi mësohet të jetë larguar nga kjo detyrë dhe është transferuar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Lezhë.

Ndërkohë në sektorin e vrasjeve në Elbasan, ende nuk është përcaktuar emri që do drejtojë këtë sektor të rëndësishëm.

Lëvizje dhe mes oficerëve, ku këtij sektori i është shtuar Erion Ismaili, që dikur ka qënë shef komisariati në Krujë.

Ndryshimet kanë prekur dhe disa emra të tjerë të Drejtorisë së Policisë Elbasan. Ky ristrukturim i njerëzve të këtij sektori vjen pas një seri ngjarjeve të rëndë të ndodhura në këtë qytet.

Komento

Komente

  • Alfons: 23/09/2020 08:40

    Ore po ky erion ismaili cne oficer akoma,ka marre ky certifikate sigurie ????,po ky ishte nen hetim per droge dhe nga ish krimet e renda,pasi kur ishte ne kruje se bashku me shefin e krimeve elton shahini e mbushen vendin plot hashash,ketyre u doli emri dhe nga pergjimet e shish neper gazeta atehere.a mor ardi veliu mer person i paafte si profesionalisht ashtu dhe menderisht.

    Përgjigju
    • Alfons: 23/09/2020 12:13

      Po cfare demi bejne keta te dy ,qe gjith jeten e kane shtyre duke lypur leke,po njeri skane pasur bythe me fut ne burg keta.

    • Rimi: 23/09/2020 10:11

      O fonsi paske mllef te madh o derezi, do te te kene bere dem te madh kto me lart. Te fala fonsi

  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?