Të paktën 25 fëmijë të moshës 5-6 vjeç kanë vdekur pasi klasat e tyre me kashtë u përfshinë nga zjarri në Nigerin jugor, në Afrikë Disa të tjerë u plagosën gjatë zjarrit, i cili shpërtheu të hënën në mëngjes ndërsa fëmijët merrnin pjesë në mësimet shkollore në rajonin Maradi të vendit.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit. Në Nigeri, klasat e tejmbushura shpesh ndërtohen duke përdorur dru dhe kashtë kur strukturat kryesore me tulla nuk janë në gjendje të strehojnë të gjithë nxënësit e shkollës.
Zjarri i së hënës shkatërroi tre klasa të tilla, tha kryetari i bashkisë së qytetit Maradi, Chaibou Aboubacar për mediat lokale.
Disa nga të plagosurit thuhet se janë në gjendje kritike. Të gjitha mësimet në shkollë janë pezulluar. Ndërsa nuk është e pazakontë që zjarret të ndodhin në ndërtesat e shkollave në Niger, është e rrallë që ngjarja e tillë të rezultojë në kaq shumë vdekje.