Ngjarjet e bujshme kriminale të 2020-ës, 24 vrasje në 6 muaj! 12 menjëherë pas karantinës

1 Korrik 2020, 14:27| Përditesimi: 1 Korrik 2020, 14:32

  • Share

Jo për të gjithë karantina ka kaluar nën ethet e infektimit nga Covid19. Grupet kriminale i kanë shfrytëzuar muajt e shtetrrethimit për të thurur plane për të larë haqet e tyre. Kështu në rreth 70 ditë nga kthimi në normalitet në të gjithë vendin janë regjistruar 12 ngjarje kriminale, 4 prej të cilave me nga 2 viktima.

Sherri për dritën e shkallës do të trondiste qytetin e Korçës mbrëmjen e 23 prillit, kur autoritetet sapo morën vendim për daljen nga karantina. Apostol Bozhgolli ekzekutoi me thikë fqinjin e tij Petrika Treska, 67 vjeç.

Nuk do të kalonin shumë dhe vetëm 4 ditë më pas vendi u trondit me 2 ngjarje të rënda kriminale ku u morën 4 jetë. Kol Murrani rapsod i njohur në Lezhë dhe Preng Simoni miq me njëri-tjetrin u ekzekutuan nga breshëria e automatikut teksa kishin shkuar për vizitë në banesat e tyre në fshatin Lalm Lukaj. Po në të njëjtën ditë një atentat mafioz u shënua në Durrës. Tek tregu i makinave dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u ekzekutuan me breshëri automatiku ndërsa ngjarja u zbardh brenda pak ditëve me arrestimin e Altin Ndocit dhe Klevis Allës, të kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë.

Konfliktet për pronën do të prodhonin sërish viktima. I tillë është dhe rasti i Ramadan Çelës i cili u vra në mënyrë makabre më 11 maj nga kushëriri Hamza Çela, që fill pas ngjarjes ra në prangat e policisë.

Vendi nuk do të gjente qetësi. Një tjetër atentat mafioz mbrëmjen e 30 majit në qytetin e Laçit. Në një hotel u vranë Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, ndërsa gjatë shkëmbimit me armë zjarri njëri nga autorët, tashmë në pranga, mbeti i plagosur. Pas më shumë se 3 javësh policia arrestoi Eduart Lamajn teksa mjekohej ilegalisht në spitalin privat “Amavita” në Tiranë. Ishte dëshmia e tij që vuri hetuesit në gjurmët e bashkëpunëtorëve, mes të cilëve edhe organizatorit, Ilir Xhepaj gjithashtu i arrestuar dhe Elson Aliaj e Klaudio Përkola që vijojnë të jenë në kërkim.

4 ditë më pas përgjakja ndodhi në Krujë. Mbrëmjen e 4qershorit pranë banesës së tyre u ekzekutuan Gramoz dhe Xhontil Bardhi, kugill pas ngjarjes uniformat blu identifikuan autorin Roland Pula, por ndonëse kanë kaluar më shumë se 3 javë ende 32-vjeçari nuk është vënë në prangat e policisë.

Më 8 qershor, Ardjan Çapja, i shpëtoi atentatit të tretë. 55-vjeçari u qëllua me snajper nga një distancë e largët nga Kodër Krasta teksa lëvizte në oborrin e banesës së tij, duke mbetur i plagosur.  Në këtë ngjarje, autorët jo vetëm që nuk janë kapur, por as nuk janë identifikuar.

Kur dukej se situata po qetësohej, në Tiranë, mbrëmjen e 11 qershorit u ekzekutua me breshëri automatiku Hekuran Billa. Burgimit përjetë për vrasjen në Angli 14 vite më parë e Prel Markut, 40-vjeçari ia kishte hedhur duke korruptuar drejtësinë duke fituar lirinë më janar 2019. Viktor Marku, i arrestuar, dyshohet se mori hakun e vëllait të tij, në një atentat që bashkëpunëtor pati edhe nipin, Sebastian Malin. Si rrallë ndodh, në një ngjarje të tillë kriminale është përfshirë edhe një vajzë 26-vjeçare, Adjola Lakra, e cila po përballet me drejtësinë. E dashura e Billës, dyshohet se është përdorur si karrem nga atentatorët e dyshuar, edhe pse një version të tillë nuk e ka pranuar.

Në 6 mujorin e parë të vitit 2020 ndonëse shumë ditë ishin nën kufizim për shkak të Covid19 u regjistruarn 24 vrasje me grupet kriminale që për të larë hesapet do të përdornin metodat më të sofistikuara në tentativën për të mbajtur autoritetet shqiptare larg zbardhjes të vërtetës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ali: 01/07/2020 17:28

    Liri demokraci liri demokraci

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?