Ngjarjet e fundit kriminale në vend, sociologu në Report Tv: Probleme në formimin qytetar dhe përdorimin e lëndëve narkotike

24 Maj 2022, 19:51| Përditesimi: 24 Maj 2022, 20:04

  • Share

Dy ngjarje të rënda tronditën një ditë më parë kryeqytetin, ku një efektiv vrau kolegun brenda ambientit të komisariatit të nr.3 në Tiranë dhe një tjetër efektiv i FNSH-së plagosi një qytetar 60-vjeçar me armën e shërbimit.

I ftuar në emisionin "Studio Live", në Report Tv, sociologu Gëzim Tushi, ka folur rreth situatës së kriminalitetit lidhur me shkaqet dhe faktorët social që i shtyjnë njerëzit drejt ndërmarrjes së akteve kriminale.

"Ngjarjet e fundit nuk janë "sui generis", krimi është  bërë një e keqe. Unë mendoj që ngjarjet që kanë ndodhur dje janë të shëmtuara, ku njëri humbi jetën dhe tjetri u plagos. Në sistemin e vlerave dhe përzgjedhjen në sistemin e vlerave dhe verifikimin e cilësive që duhet të ketë një profesion, një polic, kemi defekt. Në sistemin e komunikimit kemi shumë defekte. Kur je në një profesion të caktuar duhet të bësh rolin në të cilin je. Bullizmi ishte shkaku i ngjarjes, më vjen keq dhe për viktimën, dhe për autorin. Unë mendoj se ka disa faktorë që shoqëria është e irrituar, e para janë disa faktorë të rëndësishëm, konfliktualitetin poltik, gjuha ofenduese e përdorimi i dhunës", tha sociologu Tushi. 

Për sociologun Tushi një ndikim i madh ka formimi qytetar dhe familja e sotme sipas tij po paraqet probleme në edukimin e të rinjve. Përdorimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope kanë një ndikim shumë të madh në rritjen e kriminalitetit.

"Shoqëria shqiptare ka disa probleme në lidhje me formimin qytetarë, efekti i parë ka të bëjë më familjen. familja e sotme që duhet të bëhej më e mirë, por për fat të keq, nuk po ndodh kështu, ose kuotat e prindërimit janë në rënie ose përgjegjësia prindëruese është në zbehje ku prindërit  po heqin dorë nga përgjegjësit. është në rënie. Edhe shkolla ka ndikimin e saj, një pjesë e madhe e dhunë është përgjithësisht te adoleshentët dhe te rinia. Përdorimi zgjeruar i lëndëve psikotrope, përdorimi i alkoolit, drogës dhe i substancave të tjera toksifikuese , që i çojnë njerëzit të dalin nga vetja. Ky është momenti ku instinkti dominon mbi arsyen, dhe ky është momenti ku ndodh, dhuna krimi", tha Tushi

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Svsj: 24/05/2022 22:29

    Po shkerdhatacionin politiko shteteror qe kemi qe 30 vjet e harrove? Qeveria rana eshte nder qeverite me idiote ne historine e Shqiperise. Cfare prisni nga ca derdimene si rama e berisha?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?