Drejtoria e Policisë Tiranë

Krime të pazbardhura, priten ndryshime në Policinë e Tiranës! 'Prerje kokash' në disa komisariate, neglizhuan denoncimet në Komisariatin digjital

21 Qershor 2022, 10:32| Përditesimi: 21 Qershor 2022, 10:36

  • Share

Ngjarje kriminale të pazbardhura, rikthimi i atentateve me tritol si ndaj jetës e pronës. Kjo do të sjellë lëvizje në policinë e Tiranës, ku pritet të ketë ndryshime nga shefa komisariatesh dhe drejtues departamentesh.

Në bilancet 3 dhe 6  mujore të 2022 rezulton se Tirana ka pësuar ulje të zbulueshmërisë së ngjarjeve kriminale dhe parandalimin e tyre. Pritet që si Shkodra ku për herë të parë u emëruan 17 oficerë karriere, ky standard të aplikohet në të gjitha qarqet e vendit.

Report Tv mëson nga burime pranë drejtorisë së përgjithshme se disa prej komisariateve kanë neglizhuar denoncimet e bëra në komisariatin digjital për krime ndaj mjedisit, pronës, shpërndarjes së drogave dhe ndotjes akustike.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?