Ngjela: Edhe Saliu i shpalli luftë Amerikës në 97-ën, po fluturoi si leckë

21 Nëntor 2019, 18:45| Përditesimi: 21 Nëntor 2019, 18:48

  • Share

Çfarë do të ndodhte me një president të tillë në një vend demokratik?

Do të shkarkohej nga Parlamenti sa më shpejt, dhe do të priste derisa të mblidhej Gjykata Kushtetuese.

Pas shkarkimit nga Parlamenti, Presidenti i Republikës nuk ka forcë juridike derisa të dalë para Gjykatës Kushtetuese. Kjo vendos pastaj: kthehet apo nuk kthehet Presidenti sërish në zyrë me kompetenca të plota.

Po Rama dhe mazhoranca, ku janë?

Kurse Sali Berisha vajti dje ta uronte Metën për antiamerikanizmin e tij, dhe Meta sot i shpalli luftë Amerikës me një fishek.

Edhe Saliu i shpalli luftë Amerikës me një fishek në vitin 1996-1997, por fluturoi si një rreckë e flakur. Tani e paska shpresën te fisheku i Metës. Dhe te lufta për sovranitet që na paska hapur Meta.

Duhet të kujtohemi: tragjedinë nga komedia e ndan një diç shumë i vogël. Kurse Saliu, mirë që harroi vitin 1997, por, siç duket, paska harruar edhe Brian Yi-në që e nxori me forcë e si një gogël nga çadra në vitin 2017.

Por Meta po kërkon sovranitet.

E dini se çfarë është “sovraniteti Meta”? Sovraniteti Meta është që Meta dhe çerrdhja e madhe e hajdutëve që kanë grabitur shqiptarët në 29 vjet, të sundojnë shqiptarët me paratë që ata iu kanë grabitur shqiptarëve.

E pra, për aleatët tanë të mëdhenj kjo është komedi. Ndërsa për Metën e kompani, kjo është tragjedi.

Por, të gjithë këta të korruptuar e krijuan vetë tragjedinë e tyre: këta vodhën para për të arritur lumturinë, dhe kapën shkatërrimin e tyre tërësor.

Kështu do të shkruajë historia për ta.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • o tej: 22/11/2019 17:53

    Dy fytyre qenesh

    Përgjigju
  • vera: 22/11/2019 00:38

    BRAVO AVOKAT,,GJTHNJE I SAKTE DHE I NDERSHEM.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?