Spartak Ngjela, politikan

Politikë

'Babalja', Ngjela: FBI bëri ekspertizën e audiopërgjimit, nuk është zëri i Agron Xhafaj

30 Maj 2018, 23:12| Përditesimi: 30 Maj 2018, 23:20

  • Share

Avokat Spartak Ngjela duke folur për audiopërgjimin ku sipas PD-së është i përfshirë vëllai i ministrit të Brendshëm, thotë se FBI i ka dhënë garanci Fatmir Xhafajt për autenticitetin e audios, dhe ndaj ai e sfidoi Bashën me dorëheqje. Sipas Ngjelës, i ftuar në "Politika Online", ekspertët e FBI-së kanë konstatuar se zëri që dëgjohet në audiopërgjimin e "Babales", nuk është i Agron Xhafajt. 

"Nga ekspertiza që ka bërë FBI, nuk del se zëri që dëgjohet në audiopërgjim të jetë i Agron Xhafajt", thotë Ngjela. 

Lidhur me protestën e 26 majit të opozitës së bashkuar, Ngjela tha se Xhafaj qëndroi ne zyrë në Ministri, atje ku sipas tij kishte dhe ekspertë të FBI.

Ndërsa për ish-ministrin tjetër të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe reagimin e ambasadorit amerikan Donald Lu për presione mbi drejtësinë, Spartak Ngjela thotë se të vërtetën do ta nxjerrë SPAK-u, institucion i reformës në drejtësi që pritet të ngrihet.

Komento

Komente

  • Talenti i Futbollit: 31/05/2018 09:00

    Zoteri Ngjela ku je be? ke humbur fare je Analist i persosur por nuk po ndordhin arrestimet e peshqejve te modh ore

    Përgjigju
  • Bafti: 31/05/2018 00:45

    Z NGJELA dukesh nga diskutimet I zgjuar dhe I sinqerte por DEKLARIMI qe zeri nuk eshte I Agron XHAFAJ NGRE DYSHIMIN QE TI JE I PAGUAR NGA FORCAT REGRESISTE KRIMINALE SOCIALISTE TE KETIJ VENDI NUK KAM ME RRESPEKT PER TY Z AVUKAT I DESHTUAR QE GENJEHESH ME NJE KOCKE QE TE HIDHET

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?