Politikë

Ngjela në Report Tv: SPAK po godet, kanë ardhur 8 këshilltarë amerikanë! Berisha nivel i ulët, këta e dinë presidentin e SHBA-ve si kryetarin e Bashkisë së Librazhdit!

17 Shkurt, 19:03| Përditesimi: 17 Shkurt, 19:17

  • Share

Zhvillimet e fundit politike dhe jo vetëm ishin objekt i një analize dhe diskutimi në “Studio Live” në Report Tv ditën e sotme (17 Shkurt).

I ftuar i moderatorit Arbër Hitaj ishte avokati Spartak Ngjela. 

Pjesa e parë ishte e lidhur me çështjen e SPAK dhe kërcënimet e kreut të PD, Sali Berisha, se do e shkrijë. Ngjela theksoi se Berisha ka një nivel të ulët dhe hallin e tij e ka përballjen me drejtësinë, ndaj edhe pritet një sjellje e tillë. 

Avokati tha se drejtësia do të eci para, pasi ka mbështetjen e amerikanëve dhe se do ketë zhvillime të tjera për goditjen ndaj korrupsionit dhe më gjerë. 

“SPAK po godet. Do ketë edhe më tej, do e shohim. SPAK-un e drejton Uashingtoni. E patë, erdhën 8 këshilltare të rinj amerikanë në SPAK. Amerika ka thënë do shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni, po e bëri, është mirë për shqiptarët, shpëtojmë nga korrupsioni. Unë them se ata do bëjnë drejtësinë”, analizoi avokati.

Teksa më tej shpjegoi edhe çështjen e konsulentit elektoral që Berisha ka marrë nga Amerika, që dikur ka qenë edhe pjesë e stafit të Donald Trump. Duke bërë ironi, Ngjela vuri në dukje se “Presidenti i SHBA-ve nuk është kryetari i Bashkisë së Librazhdit”.

“Saliu ka qenë gjithmonë me nivel të ulët, por ka parti të fortë. Ekspert ka marrë, eksperti kalon nga e majta në të djathtë, e kështu me radhë. E çfarë do bëjë ky, do ndryshojë mendjen e presidentit amerikan? Mos e dinë kryetar të bashkisë së Librazhdit këta presidentin Amerikan?! Ai është president amerikan, nuk është dosido. E shikojnë ata”, tha avokati për Report Tv.

Kurse për raportet në gjeopolitikë dhe pozicionin e Shqipërisë pas zhvillimeve të fundit SHBA-Europë, Ngjela shprehet i pashqetësuar dhe se këto zhvillime nuk e prekin vendin tonë drejtpërdrejt.

“Shqipëria është shtet i pavarur, pse do anojë. Dhe është me Perëndimin, kush është në Perëndimi? Amerika pa dyshim. Aaa, ka konflikte, normal, por Shqipëria i ka në mënyrë të barabartë të dyja, edhe BE-në edhe Uashingtonin, i ka aleatë të barabartë. Ne kërkojmë perëndimin dhe ai për ne është BE-ja. Amerika ka thënë se do na e lehtësojë futjen në BE. Po u futëm në BE Shqipëria merr mbështetje të madhe në të gjitha drejtimet”, u shpreh ai ndër të tjera.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Myrvete: 18/02/2025 06:40

    Mender ky avokati pse ofendon kryetarin e bashkise se librazhdit bashke me librazhdin . Pse Nuk flet me argumenta serioze ky deshtaku ? Por perdor gjuhen qe as ata punetoret e pastrimit te rrugeve ( ndjese shume ndjese jeni me te respektuar se keta te pa edukuarit ) Nuk I perdorin . Turp cfare gjuhe.

    Përgjigju
  • Iris: 18/02/2025 04:44

    Z.Ngjela,me mire kryebashkiakun e Librazhdit, se sa te kesh president nje si Trump.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?