Politikë

Ngjela për Report Tv: Berisha duhet të kishte ikur me kohë, pa atë PD do fitonte! Opozita ka firuar nga 2021, shumica abstenuan! Saliu po kërkon alibi që të mos dorëhiqet

13 Maj, 19:36| Përditesimi: 13 Maj, 20:07

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duhet të ishte larguar me kohë nga selia blu, për t’i hapur rrugë fitores të opozitës dhe pa atë demokratët do kishin fituar zgjedhjet të bashkuar.

Kjo është analiza që bëri avokati Spartak Ngjela sot (13 maj) në studion e Report Tv, për moderatoren Marsela Karapanço.

Për avokatin nuk ka asnjë dyshim se një kandidat për kryeministër i shpallur “non grata” nuk mund të zgjidhet apo fitojë zgjedhjet. 

Ngjela vuri theksin edhe te abstenimi i një mase të madhe brenda të djathtës, duke mos shkuar në zotime dhe kjo duket te firua e demokratëve me mbi 200 mijë vota.

“Ai është non grata de juro. Duhet të kishte ik Saliu, pa atë ata do fitonin. Ai ka 12 vjet që i ka lënë dhe që po shkon në 16 vite, por mes dy të këqijave populli shkon te e keqja më e vogël. Populli është pragmatik. Pse nuk mori më shumë? Aq i dhanë! Duhet parë me vëmendje sa është abstenimi. E gjithë fitua në diferencë votash është e opozitës. Humbësi abstenon, ai që e ka të sigurt se do humbasë, abstenon. Janë mbi 200 mijë vota më pak nga 2021. Kush e ka fajin? Kryetari. Të pavarurit brenda PD-së thonë se fajin e ka Saliu. Po pse nuk u tërhoq Berisha? Mendoj se ka të drejtë, sepse është nën përgjegjësi penale e i duhet të mbrohet. Ai ka koshiencën penale tani. Ai e ka dëlir, kompleksin e madhështisë”, tha avokati në studio.

Në lidhje me deklaratat e Berishës për mosnjohjen e humbjes në zgjedhje, Ngjela shprehet se ai duhet ta bazojë alibinë e tij dhe nuk mund të “tallet apo shajë arbitrin”.

“Berisha duhet të ketë alibi për ato që thotë, duhet t’i provojë. Ai nuk mund ta shajë arbitrin që pranoi. PD ka rënie të madhe, janë gati 12 mandate deputetësh. Kurse PS është afër shumicës cilësuese me 84 deputetë”, nënvizoi avokati.

Në lidhje me dorëheqjen e Berishës pas humbjes, ai tha:

“Berisha do të gjejë alibinë që të mos japë dorëheqjen, por nuk e ka gjet dhe nuk e ka dhënë prova, por vetëm fjalë. Duhen vepra dhe jo fjalë. Ai pretendon se nuk ka humbur që të mos japë dorëheqjen. Ai është në hall sepse ka humbur shumë thellë. Por nëse në shtator nuk shkon në Parlament ai bën gabim të madh dhe PD humbet shumë, goditet rëndë. Berisha e ka trashëgimtaren ai, vajzën. Më e mirë nga ky është, se nuk është e inkriminuar, por nëse është apo jo e aftë duhet parë. Ja tek e ke Greqinë, familja, nga Mitsotakis stërgjyshi te nipi”.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Latif Kaubojsi: 13/05/2025 21:08

    Te pafytyret Kellici, Noka, Vokshi, Shehu dhe gjithe Lista e Mbyllur duhet te largohen njehere e mire nga drejtimi i Partise Demokratike. Keto jane turpi per ne si popull qe nuk kemi opozite, qe nuk kemi te drejta te barabarta, qe na perdhoset xdo e drejte kushtetuese, cdo ushtrim profesioni te ndershem. Turp te kene Kellici, Noka, Vokshi, Shehu. Turp.

    Përgjigju
  • spe: 13/05/2025 19:55

    O Tak ja ke fut kot.As me Sale e as me Bashe PD-ja nuk e ka mundur dot Ramen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: