Politikë

Ngjela për Report Tv: Berisha gënjen që do heqë tarifat doganore, nuk ka vota! Është i shpallur Non Grata, SHBA-së nuk i leverdis ta ketë në pushtet

7 Prill, 18:52| Përditesimi: 7 Prill, 19:11

  • Share

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar për Report Tv premtimet e Berishës lidhur me tarifat doganore. Sipas Ngjelës, Berisha gënjen kur thotë se do të ndikojë në heqjen e tarifave të vendosura nga Presidenti i SHBA, Donald Trump. Berisha, sipas Ngjelës, është Non Grata dhe SHBA-ve nuk u leverdis që të ketë në Shqipëri një politikan nga i cili është distancuar.

“Gënjen se s'ka vota. Nëse vjen me kryengritje, po. Por erdhi njëherë me kryengritje, por e morën amerikanët dhe i thanë: ‘Largohu për 20 minuta se vijmë ne’. Se e bëri një revolucion ai atëherë. I leverdis Amerikës të ketë në Shqipëri një Non Grata? Na ka aleatin kryesor, mos e harroni këtë.”-tha Ngjela. 


Lajmi kryesor:

'Pjesa e katërt e bashkimit të Shqipërisë është Çamëria’/ Ngjela për Report Tv: Berisha zbaton agjendën greke, por është 'Non Grata' për të marrë pushtetin! Kurti bën lëvizje të gabuara


H.K/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?