Spartak Ngjela në Report Tv

Politikë

Ngjela për Report Tv: Rinumërimi do e rrëzojë Saliun, humbja është shumë e thellë! Rezultati nuk ka për të ndryshuar

9 Qershor, 18:54| Përditesimi: 9 Qershor, 20:51

  • Share

Vendimi i dy anëtarëve të KAS-it, që janë njëkohësisht përfaqësues të Partisë Demokratike, përveçse synon të evidentojë pretendimet për manipulim, pritet të hedhë dritë edhe mbi mundësinë e ndryshimit të rezultatit zgjedhor të 11 majit, ndonëse humbja e demokratëve është e thellë. Rinumërimit të kutive të votimit në Tiranë do t’i bashkohet edhe ai i kutive të Fierit, një vendim që u mor sot nga dy anëtarët e KAS-it.

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Report Tv ka komentuar vendimin për rinumërimin e kutive të Tiranës dhe Fierit. Ngjela tha se ky veprim nuk do të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve, pasi humbja e PD-së është e thellë dhe nuk ka prova për manipulim. Ai ka shtuar se ky veprim mund të ketë si pasojë rrëzimin e Sali Berishës, pasi ai ka deklaruar se është i manipuluar dhe nuk ka kërkuar hapjen e kutive.

Ngjela: Nuk ndikon në rezultat, se rezultati është i thellë dhe nuk kemi prova për manipulim. Po çfarë do sjellë? Do rrëzojë Saliun. I ka thënë popullit që jam i manipuluar dhe nuk ka kërkuar hapjen e kutive. Jam dakord deri këtu. Këta po ja hapin kutitë, po e fusin në kurth dhe po i thonë: ja kush je. Çfarë do bëjë, do japë dorëheqjen apo do dalë një gënjeshtar, një ordiner rrugësh? Arsyeja kryesore politike përse nuk kërkoi hapjen e kutive është se do dilte kjo, se ishte i sigurt për rezultatin. Ai, pasi u hapën, u bë si i tërbuar – ka impakt të rëndë psikologjik. Pyetja është: ça do bëjë PD? A do ta mbajë? Le ta mbajë kurrë nuk fitojnë me të.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket situata e trafikut në vend?