Avokati Spartak Ngjela ka thënë se Rama e ka të sigurt fitoren e PS-së që nga forma dhe gjuha që përdor. I ftuar në Report Tv, Ngjela tha se Rama tallet me opozitën sespe i ka të sigurta sondazhet.
Nga ana tjetër avokati tha se Lacivita sipas tij është një figurë në rënie në SHBA dhe sipas tij nuk po sheh ndonjë risi në fushatë elektorale të Partisë Demoraktike.
'Po të ishte mënçur, duhet të nxirrte një kryetar tjetër partie, se vetëm kështu mund të hapej parti. Gjëja më e rëndë e politikanëve është deliri, nuk e di se si është Saliu. Po kjo është sëmundja e atyre që nuk kanë qartësi mendore. Ky ka mbi 10 vjet në pushtet. Pyetja që bëhet profesionalisht është: ‘Sa është konsumuar në 10 vjet?’. Edhe ai e ka konsumin e tij. Rama tallet me të sepse lexon sondazhet. Ai ka mënyrën e figurës, se vjen nga figura. Rama nuk ka shkollë, e cila i ka mësuar ekzaktsinë, ai merret me formën. Edhe mënyrën e retorikës së tij e ka me atë të formës. Ai e bëri mirë atë ndërrimin. Ai që ka marrë Saliu është në rënie në Amerikë. Të shikojmë si do ecë, se 15 ditët e fundit janë kryesore.'-tha Ngjela.
Përtej kësaj Ngjela thotë se publikimi i videove ku emigrantët votojnë, janë dhe për të treguar forcë.
'Ata votën e tyre e shpallën. Nuk është juridike. Por kush e ka në favor? Saliu e ka në favor. Se ata votojnë majtas. Me anë të kësaj godasin psikologjinë shoqërore dhe i thanë që këtej nuk ka PD. Është për të treguar forcë. Unë ju thashë dhe më parë që edhe sondazhet i nxjerrin 15 pikë përpara.'-tha Ngjela.
Në fund avokat Ngjela ironizoi kreun e PD-së Sali Berisha se sipas tij ai është si një makinë me 600 mijë km.
'Mendimi im është që kryetari është i konsumuar. Është makinë me 600 mijë km. Socialistët ndërrojnë motorin. Partia e Saliut është parti e ekstremit të majtë.'-përfundoi Ngjela.
Komente
