Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Report Tv thotë se Sali Berisha nuk ka asnjë shans të vijë në pushtet, ndërsa thekson se ai është i shpallur non grata nga SHBA. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Ngjela tha se Berisha është në hall të madh, pasi është nën akuzë nga SPAK, bashkë me anëtarë të familjes.
“Saliu shkatërroi të djathtën. Si mund të marrësh pushtetin në Shqipëri kur je non grata në Amerikë. Ai po bën luftë, propagandë falso, jo do vij në pushtet. Është nën akuzë në SPAK për korrupsion. Nesër del gjyqi dënohet, po u dënua ikën nga politika. Ky bën dhe vjen rrotull, shiko si është katandisur. Se është në këtë hall të madh”, tha Ngjela.
Ngjela thekon se PS e ka të sigurt mandatin e katërt dhe kërkon të fitojë 2/3 e vendeve në Kuvend.
“Atë mund ta bëjë, ai e ka të sigurt që fiton zgjedhjet. PD nuk e mund dot PS, pse? Është Saliu. Rama këto i ka lëvizje politike, tallet. Nuk e vini re që tallet me Saliun. Po Saliu e kupton që po shkatërron dhe nuk po lë të djathtën të vijë në pushtet. Socialistë duan që të fitojnë dy tre tretat, nuk është çudi se PD është shumë poshtë. Është nën 30% sipas sondazheve të huaja, është nën 30% do të thotë nëse ajo është nën 30%, PS është 70% dhe tenton për dy të tretat. Vërtet mendoni se mund të dalë një kryeministër non grata në Amerikë, dmth ti vihet flaka Shqipërisë. Çfarë do fitojë Saliu. Ai është nën akuzë këtu dhe gjyqi s’ka mbaruar. Ka shkuar çështja në gjykatë dhe po pritet dita e gjykimit”, theksoi Ngjela.
Komente
