Ngjela: Si Reforma në Drejtësi në Shqipëri do të nxisë Arbërinë e Re

1 Gusht 2019, 10:22| Përditesimi: 1 Gusht 2019, 10:25

  • Share

Të shumtë janë ata që po më pyesin: po flet për Arbërinë e Re, cila është ajo?

l
Po. Ja, kjo që është në këtë foto, poshtë këtij shkrimi, është Arbëria e Re, ose Shqipëria natyrore...
Dhe kjo do të vijë. Por, sigurusht që do të ringjallet nga patriotizmi shqiptar.
Vetëm kaq?
Jo, ka dhe më shumë: është potenca historike e qëndresës arbërore në 600 vjet që ka krijuar aureolën e kësaj kohe të shekullit të ri, ku është mbështetur politika e lartë perëndimore, si forcë, për t'i kthyer Arbërisë historinë e grabitur. Në fakt, kjo është historia e fshehur dhe historia e vërtetë e shqiptarëve.

Ky do të jetë një proces historik, sepse, nuk ka rrugë tjetër për të ardhmen perëndimore të Ballkanit Perëndimor, veç rikrijimit të Arbërisë së Re, ndryshe, në këtë politikë globale, këtu, në këtë zonë gjeografike, fiton fryma antiperëndimore. 
Po shqiptarët në Shqipëri çfarë duhet të bëjnë? 
Shqipëria e ka mbyllur historinë e vet të domosdoshmërisë së kësaj ekzistence: Shqipëria po mbyll ndërkohë Reformën në Drejtësi. 
Dhe ky është suksesi më i madh i kësaj kohe në procesin për rikrijimin e Arbërisë së Re. Erdhi koha më në fund që, atë të cilën nuk e arriti dot Lidhja e Prizrenit, nuk e pa dot Rilindja Kombëtare dhe nuk e morën dot kryengritjet e pavarësisë në vitet 1911- 1912: Shqipërinë natyrore - do ta sjellë kjo kohë e fillimshekullit të ri.

ll.
Janë dy shtete shqiptarë jashtë teritorit të Shqipërisë: Kosova dhe Maqedonia, të cilët, për të ardhur në forcën e tyre arbërore, kanë nevojë për Reformën që ka nisur në Shqipëri, e cila tani ka filluar nga Drejtësia dhe do të përfundojë në eleminimin e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri. Ky korrupsion i lartë shtetëror sot, është antikombëtar.

Potenca e moralitetit dhe drejtësisë shoqërore që do të vendoset në Shqipëri, menjëherë do të riformojë patriotizmin shqiptar. Ky patriotizëm, me fuqi të re dhe me ide të reja, do të lidhet me patriotizmin shqiptar të fuqishëm dhe njëqindvjeçar të Kosovës.

Kjo forcë e madhe real-patriotike do të krijojë menjëherë edhe patriotizmin e shqiptarëve të Maqedonisësi e cila, bashkë me frymën e re që vjen nga Tirana dhe Prishtina, do të nxisë lëvizjen patriotike gjithëshqiptare në të gjithë Arbërinë e Re, që shfaqet si hartë e detajuar poshtë këtij shkrimi.

lll.
Kjo është lëvizja që do të krijojë historinë reale të Arbërisë, tani të grabitur me dhunë nga të gjithë fqinjët tanë që janë pushtues të territoreve të saj, territore të cilët janë të pëvijuar vërtetësisht në këtë hartë. 
Dhe gjithçka do të fillojë të ecë me sistem historik, bashkë me Reformën që sapo ka nisur në Shqipëri. 
Por, dy janë ingredientët e këtij procesi real-historik që priten ti vijnë nga Reforma në Drejtësi: intelekrtalizmi në drejtimin profesional të shtetit shqiptar, dhe patriotizmi në shpirtin krijues të shoqërisë shqiptare, në të gjitha territoret e saj të Ballkanit Perëndimor.

Foto e publikuar nga Spartak Ngjela

Komento

Komente

  • Agron: 02/01/2020 12:40

    Nuk cfare ti permiresosh stilit te shkrimit. Eshte teper i qarte. Besoj se eshte konciziteti qe i shqeteson disa. Le tua spiegoj dikush tjeter ate qe se kuptojne.

    Përgjigju
  • Moderni: 04/08/2019 22:12

    Avokat, je me interesant kur flet. Stilin e shkrimit duhet ta permiresosh Pak.

    Përgjigju
  • done: 01/08/2019 19:56

    qof e bërë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?