Kronikë
Top 24

Ngjitur me makinën e viktimës, ky është mjeti i djegur i dyshuar si i autorëve të vrasjes së Santiago Malkos (VIDEO)

28 Gusht 2019, 12:56| Përditesimi: 28 Gusht 2019, 14:33

  • Share

Report Tv ka siguruar foton e makinës tip 'Benz' që u gjet e djegur në Ferras pak kilometra larg vendit ku u ekzekutua Santiago Malko. Pranë makinës së djegur brenda të cilës u gjet edhe kallashi që dyshohet se i ka marrë jetën Malkos është edhe makina e viktimës tip 'BMW'.

Ndërkohë provat që janë gjendur brenda makinës së bashku me kallashin janë dërguar në policinë shkencore dhe po punohet për zbardhjen e mundshme të gjurmëve të autorëve.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Ish-polici u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në makinën në ecje, si i zunë pritë autorët (VIDEO)


/b.ha./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?