Pas 1 viti pushim, festivali më i madh i filmit është rikthyer së bashku me yjet, të cilët falën kombinimet dhe veshjet e tyre më të veçanta në tapetin e kuq.
Me ngjyrat e pranverës dhe shumë art, në tapetin e kuq shkëlqeu aktorja 63-vje çarja, Sharon Stone në fustanin e saj lejla të Dolce and Gabbana!
E veshur me një fustan të kuq romantik të Dior, aktorja britanike Rosamund Pike ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
E bukur dhe e thjeshtë është paraqitur në Festivalin e Cannes edhe Bella Throne me një look monokrom, të Miu Miu.
Modela Bella Haditi është përfolur shumë për veshjen e saj me pemën e jetës në gjoks, duke lënë pa fjalë të gjithë me bukurinë dhe aksesorin e saj të veçantë.
Një tjetër modele, Natasha Polly i dha një notë lozonjare mbrëmjes së Festivalit më të rëndësishme të filmit me fustanin e saj të veçantë nga Valentino.
Në tapetin e kuq kanë qenë të pranishme edhe 2 shqiptare, Aurela Hoxha dhe modelja, Dorina Gegiçi të cilat patën një performacë të mirë.
Pavarësisht masave anti-COVID, këtë herë asgjë nuk mund të ndalonte realizimin e Festivalit në Cannes!
Po ju cili look ju pëlqeu më shumë?