Tigri Putin

Bota

Ngordh 'Putin', tigri i veçantë në parkun zoologjik në SHBA

25 Mars 2022, 08:16| Përditesimi: 25 Mars 2022, 08:19

  • Share

Tigri i fuqishëm Putin ngordhi në SHBA. Një tigër 12-vjeçar Amur i quajtur Putin ngordhi në kopshtin zoologjik të Minesotë, gjatë një procedure mjekësore.


"Me zemra të rënduara ne ndajmë se tigri ynë mashkull Amur 12-vjeçar ndërroi jetë dje gjatë një procedure rutinë mjekësore, pavarësisht përpjekjeve urgjente nga ekipi ynë. Kjo është një humbje e thellë dhe ne falënderojmë stafin tonë për përkushtimin e tyre ndaj kafshëve.", ka shkruar kopshti zoologjik. 


Putin, i cili ka lindur në Republikën Çeke, ishte në kopshtin zoologjik të Minesotës që nga viti 2015. Para kësaj, ai ka jetuar në kopshtin zoologjik të Danimarkës për gjashtë vjet. 

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?