‘Ngordhën bretkosat jo më peshqit’, ndotet nga fabrikat Emisari i Tërbufit në Divjakë! Banorët: Me këtë ujë vadisim tokat

15 Nëntor, 14:53| Përditesimi: 15 Nëntor, 16:06

  • Share

Sezoni i vjeljes dhe përpunimit të ullirit shoqërohet me ndotje masive të ujit dhe tokave bujqësore në Divjakë. Fabrikat e përpunimit të vajit, në shkelje të lejes mjedisore i derdhin mbetjet në kanalin kryesor duke përshkuar tokat e Tërbufit dhe nga Hidrovori përfundojnë në detin Adriatik. Të gjitha gjallesat e ujit nga peshku tek bretkosat kanë ngordhur...

“Nuk ka asnjë gjallesë më në kanal dhe zhabat kanë ngrodhur. Peshku po e po që ka ngordhur. Mua më ka kalbur qepët, se vadita me ujë kanali, se s’ka ujë tjetër këtu”, thanë banorët.

Banorët e fshatrave Tri Ura, Biçukas, Shën e Premte e Sulzotaj thanë se ndotja alarmate ndikon në shendetin e konsumatorëve pasi me këtë ujëra të ndotura ujiten fushat e mbjella me perime në Divjakë.

“Ne u helmuam nga ky kanal se këtu hidhen shumë mbetje. Të gjitha gjallesat kanë ngordhur. Jemi të shqetësuar por askush nuk përgjigjet për këtë. Sidomos në vjeshte se shkarkojnë fabrikat”, tha banorët.

Agjencia e Rajonale e Mjedisit në Fier, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Bashkitë Lushnje e Divjakë, ne territorin e te cilave gjenden fabrikat e vajit kanë përgjegjesi institucionale për të frenuar ndotjen në Emisarin e Tërbufit.

R.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?