Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për ngordhjen e shqiponjës e cila u kryqëzua e gjallë në një gardh në fshatin Bual në Përmet. Braçe thotë se ky rast na tregon se ekziston ende gjuetia barbare, ndërsa moratoriumi ka mbetur në letër.
Moratoriumi i gjuetisë është zgjatur deri në vitin 2025, duke ndaluar kështu gjuetinë e faunës së egër në të gjithë vendin. Braçe bën thirrje se duhet gjetur një zgjidhje urgjentisht.
“Shqiponja nuk ja doli! Por na ndihmoi të kuptojmë e pranojmë se gjuetia barbare ekziston! Ushtrohet po aq barbarisht sa më parë! Napoleoni-barbari në Përmet, arrestuar dje për shqiponjën, mbante në shtëpi edhe dy sorkadhe të vrara, gjithnjë me duart e tij, edhe çiften e tij. Muaj më parë, ua kam bërë me dije autoriteteve se moratoriumi është në letër; barbarët me çifte atë kohë ju binin jo vetëm shpendëve e kafshëve por edhe njëri-tjetrit! Tani duhet zgjidhje”, shkruan Braçe.
Shqiponja e llojit ‘Huta’ e kapur dhe varur në një gardh kishte 3 thyerje në krahun e djathtë dhe thyerje të këmbës së djathtë dhe nuk mbijetoi dot. Policia ka arrestuar 35-vjeçarin N.A, banues në Përmet i cili dyshohet se keqtrajtoi shpendin. Po ashtu gjatë kontrollit në banesë iu gjetën edhe dy sorkadhe të cilat ka deklaruar se i ka vrarë me armë gjahu (çifte), dy ditë më parë.
Risni denimet e gjobat z.Brace.Ky vemja qe na e paska emrin Napoleon jane nga i njejti kontigjent qe jo vetem vrasin kafshe e shpende,por presin dhe peme ne pyje pa limit,djegin pyje,ullishte,frutore e kullota, jo se kaq dine,por se keshtu duan dhe jane po i njejti kontigjent qe mund te merren,apo s'e kane per gje te bejne dhe shkelje te tjera.
Përgjigju