Enver Hoxha

Opinion

'Ngrehu Enver'…

18 Nëntor 2021, 19:00| Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 19:04

  • Share

Pas çdo ngjarje të rëndë që ndodh në Shqipëri, në rrjet nis e qarkullon ideja se këtij vendi i duhet edhe njëherë një si Enver Hoxha, “që ta bëjë zap Shqipërinë”.

“Pse s’vriste njeri në kohë të Enver Hoxhës, kur ishte ai s’guxonte njeri të bënte krime. Atëhere kishte rend e qetësi”, ulërisnin një tufë grash mbi të 50-at, të revoltuara nga krimi i tmerrshëm i Fierit, ndërsa ishin pjesë e panelit të një emisioni në TCH.

Si ato mendojnë plot të tjerë, pasi mjafton këtu të kujtojmë një sondazh të OSBE të disa viteve më parë, në të cilin gati 50 përqind mendonin se Enver Hoxha dhe komunizmi kanë qenë pozitiv.

Por pse ndodh kjo, nga nevoja ulëritëse për drejtësi, të cilën se kemi pasur këto 30 vite, nga korrupsioni i bërë faqe të gjithëve i politikanëve tanë, të cilët veç pasurohen e populli varfërohet, apo ngaqë jemi një shoqëri që mendojmë se gjërat zgjidhen veç me “të fortë”?

Mund të jenë të gjitha bashkë, por në një vend ku shpresa për zgjidhjen e halleve ka mbetur ringjallja e një kufome dhe ngritja e trekëmbëshave nëpër sheshe, atëhere i jemi dorëzuar pafuqisë për të ndryshuar.

Se nëse shpresa e vetme është trekëmbëshi dhe një kufomë e pakallur ideologjikisht, apo siç është shpresë për ndryshim politik një tjetër kufomë politike, që del si fantazmë qytet më qytet me “Foltoren” e tij, ajo nuk është shpresë, por dorëzim.

Dorëzim para së keqes, të cilën mendojmë se mund ta luftojmë po me të keqe. Ndaj dhe jemi në këtë gjëndje, pasi të keqen ne e kemi kthyer në vlerë.

Shikoni kë kemi votuar këto 30 vjet, shikoni kë vlerëson shoqëria shqiptare, atë njeriun e urtë dhe të edukuar që punon me ndershmëri, apo atë që pasurohet duke vjedhur, trafikuar e bërë çfarëdolloj pisllëku dhe që pastaj kapardiset majë ndonjë makine luksoze deri sa e vrasin, shikoni çfarë modele kemi dhe promovojmë në media, intelektualin, profesionistin, atë që ka vlera njerëzore, apo llumin e shoqërisë. Hapni televizionet dhe e keni kollaj përgjigjien.

Se e keqja nuk na mbiu kështu papritur nga hiçi dhe tani na duhet edhe njëherë tjetër Enver Hoxha apo ndonjë Enver tjetër, që të na e shkulë këtë të keqe me rrënjë. Përkundrazi.

Ndaj para se të thërrasim “ngrehu Enver”, mirë është të “vrasim” secili Enverin tonë e të fillojmë të thërrasim në kor, fjala vjen “ngrehu Nënë Tereza”. Deri atëherë, “ngrehu Enver”…

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/11/2021 05:40

    Kush tha se s'ka patur krime dhe atehere?!Ka patur qe c'ke me te.Mund te kishte me pak,por ka patur.Te gjithe harrojne qe ka patur dy burgje ne Shqiperi,ata politike dhe ata ordinere.Ka patur dhe raste kur disa kriminele ordinere nga frika se mos i kapnin,i drejtoheshin kufirit dhe pastaj perfundonin me /tentative per arratisje/;gjithashtu me duhet te tregoj nje histori te ndodhur ne fund te viteve 60',qe ma kane treguar,ndodhur ne Tirane te parku i liqenit,ku kishte patur disa raste perdhunimi,ose tentative te tille ndaj cifteve qe shetisnin andej.Nje zoteri,Rrapo Dervishi organizoi arrestimin e seksofenderve ne bashkepunim me forcat e rendit te kohes.Krime ordinere kishte dhe atehere,qe nga shiteset qe benin /numera/ ne dyqane,qe nga hajdutet e xhepave e shtepive e deri te vrasesit e vertete.Kush i ndertoi pallatet e Min.te Brendeshme atehere,te burgosurit politike?Jo,ordineret.Une e kisha apt.afer vendit ku i mbanin dhe i shikonim neteve te veres,kur rrinin ne oborrin e fjetores se improvizuar per ta.Ndryshimi me atehere qendron ne tre aspekte:1-Media,krimet nuk jepeshin ne lajme,mund te degjoje per armiqte e popullit,por jo per hajdutin e lagjes,apo vrasesin ordiner;2-krim kishte,por kishte shume me pak;3-drejtesia ishte shume efikase per krimin ordiner,fillonte me shkollat e riedukimit dhe vazhdonte deri te burgjet.Por duke pare nga retrospektiva ne perspektive,duhet thene se nuk ka patur ndonje efekt.Po te ndiqen statistikat e 30 vjeteve krim,perjashto ata qe kane qene femije ne fund te diktatures dhe ata qe kane lindur pas 90',mund te veresh qe bazuar nga mosha e nje pjese te krimineleve te sotem,mund te mendosh qe kush nga ky kontigjent, qe eshte sot,50 vjec e lart,mund te kene pasur nje ide me aprovuese ndaj krimit,ose qe familja,shkolla,shoqeria ne ate kohe nuk i kane perpunuar sic duhet.Pasojat duken.

    Përgjigju
  • Samiti: 18/11/2021 20:48

    19Enver Hoxha, mbrojte popullin nga krimi droga prostitucioni pedofilet. Ku je Enver xhani, ku je o komandat, qe i dhe popullit lirine e vertete. Ate liri qe sguxonte kush te prekte femijen nenen motren se e kishe trekembeshin gati. Drite tu befte, shkolla ishte shkolle, puna pune, familja familje, sporti sport. I merrje nga burgjet dhe i coje ne pune te paret, kurse sot o komandant i lene si ata qente rrugace. Ku je o Idealist, qe vdiqe pa prona, ku je o trim qe sguxonte kush te prishte rendin dhe qetesine. Na eshte kthyer jeta ne stres, fale mashtrimit dhe korrupsionit. Ku je o gjigant qe me 1 polic nuk pipetinte nje qytet i tere. Ku je o figure, pse na le me dore te shkaterruesve hajduteve perdhunuesve krimineleve. Ktheu Enver, se ata qe te shajne ndihen inferior ndaj teje. Te te ike femija 8 vjec, mallkuar qofte kjo demokraci. Ku je Enver, ku je o buke e kripe dhe femijet te sigurt. Te kerkojme falje komandant qe te urryem kaq vite...

    Përgjigju
    • don bosko: 19/11/2021 10:23

      SHUME FJALE TE SINQERTA.RESPEKTE

  • Maks: 18/11/2021 20:14

    Ne fakt ti ke te drejt se llap shum dhe merr leke duke genjyer njerezit sepse keshtu te thot padroni Kurse ne kohen e enverit skishte profesjon llapator me pages por kishte pune dhe qetesi Dhe te gjith e dinin kush shkelte ligjet e kishte vendin ne burg Kush vriste vritesh dhe hasmeria u zhduk Prandaj zoti gazetar populli e do akoma kohen e enverit

    Përgjigju
    • Leonard: 18/11/2021 22:10

      ????

    • Tafuti: 18/11/2021 21:33

      Po çthua mor llapaqen. Kjo analizë është e përkryer

    • Noti: 18/11/2021 20:48

      Ashtu o Maks, posi. Ne kohen e merhumit, regjimi nuk pranonte dualizem, ndaj dhe e asgjesoi me dore te hekurt. Mire beri xhanem. Por jo se zbatoheshin ligjet jo. Nje nga ndihmesit e merhumit, ai Vahid Lama, e ka goditur ne shenje absurdin e komunizmit: Hoxha, thote, shprehej ceshte kjo gjykate qe mbi partine??? Ky djalka mire e ka dhe ky, po prape kemi mbetur te ky problem, kush qenka mbi partine, shokun Enver te radhes??? Nga shoku Sali nuk vjen ndonje rrezik, kot trembeni. Edhe sikur, nuk te kafshon se i kane rene dhembet. Le qe i eshte afruar sahati edhe atij per boten matane. Kini mendjen nga cakenjte e rilindjes qe edhe kockat po ua bluajne, per supe. Bir Beqaj dhe Ahmetaj bir...apo Gjiknir e Spiropal e Xhaqke e Balluk.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?