Ngricat dhe dëbora, ‘ngërç’ në Kodin Rrugor, mungon përcaktimi kur duhen përdorur gomat e dimrit! Eksperti: Kompanitë kontraktore nuk reaguan në kohë

15 Shkurt 2021, 16:42| Përditesimi: 15 Shkurt 2021, 16:54

  • Share

Temperaturat e acarta që u shoqëruan me reshje dëbore pothuajse në të gjithë vendit, gjetën të papërgatitur, jo vetëm drejtuesit e mjeteve, por edhe vetë mirëmbajtësit e rrugëve.

Pavarësisht paralajmërimeve të shërbimeve meteorologjike, nuk munguan ngërçet në disa akse kombëtare, si në rastin e bllokimit të rrugës Milot-Lezhë. Eksperti Artur Sulçe thotë se ARRSH duhet të ushtroj kontroll tek kompanitë kontaktuese që kanë përgjegjësi për mirëmbajtjen.

“Mirëmbajtësit e rrugës nuk iu përgjigjën në kohë, kësaj kohe të keqe, ashtu siç kanë nënshkruar edhe kontratat e mirëmbajtjes së rehabilitimit për këto rrugë. Më shumë duhet kontroll nga institucioni qëndror që është ARRSH, përballë këtyre kompanive, të cilat kanë fituar me tender mirëmbajtjen e këtyre segmeteve rrugor” – tha Sulçe.

Eksperti Sulçe shpjegon se drejtuesit e mjeteve në vendin tonë kanë goma që përdoren në të gjithë stinët. Kjo vjen për shkak të ndryshimeve të motit në zona të ndryshme në vend.

“Në vendin tonë, në përgjithësi, shumica e drejtuesve të mjeteve përdorin goma për të gjitha stinët, forsizëm. Pasi realisht vendi ynë mund të ketë deri në dy javë ngrica problematike për qarkullimin” – tha Sulçe.

Në Kodin Rrugor, përsa i përket gomave të dimrit, neni 6, pika 2/e thotë se organi kompetent i pushtetit lokal vendos çdo vit rregulla të përshtatshme për shtegtimin periodik dhe udhëron kompletimin e mjeteve me pajisje antirrëshqitëse ose goma speciale, për lëvizje në borë dhe akull. Ky kod, nuk e ka të përcaktuar periudhën kohore se kur duhen të përdoren gomat e dimrit, në dallim nga Kodi Rrugor në Kosovë, apo në Itali, i cili e ka të përcaktuar saktësisht.

Qytetarët që e kanë të provuar në kurriz problematikën e dëborës janë kuksianët, të cilët i ndërrojnë çdo dimër. Sipas shefit të sektorit të policisë rrugore në Kukës, Blerim Berbati, të njëjtën gjë nuk e bëjnë qytetarët e qarqeve të tjera, të cilët kalojnë dhe lëvizin pa goma dimri. Berbati shprehet se janë këshilluar dhe në rast përsëritje do të gjobiten.

“Në përgjithësi mund të themi që po, i përdorin gomat e dimrit. Qarku jonë dihet që është qark që përballet me reshjet e dëborës dhe drejtuesit e mjeteve i kanë gomat e dimrit dhe zinxhirët në mjet. Për banorët e qarqeve të tjera kemi patur probleme, të cilët kanë rënë menjëherë në një situatë bore dhe janë përballur në vështirësi në lëvizje. Shërbimet e policisë rrugore, në bashkëpunim me ato të bashkive i kanë ndihmuar këta drejtues mjetesh për të dalë nga situata dhe i kemi këshilluar. Në raste të tjera përsëritëse do të merren masa sipas Kodit Rrugor” – deklaroi eksperti i rrugores.

Ky mot në mes shkurti në vendit tonë gjeti të papërgatitur nga veriu në jug të gjithë drejtuesit që ishin në lëvizje. Si pasojë, nuk munguan edhe përplasjet në aksidente, si shkak i akullit në rrugë.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?