Reshjet e dëborës, shoqëruar me temperatura të ulëta -4 gradë shkatërruan totalisht vreshtarinë dhe pemtoret e qershive në Qukës e Orenjë të Bashkisë së Përrenjasit.
Sabri Kuriqi është një nga fermeret e mëdhenj cili thote se gjithë investimi ka shkuar dem. Ai shpreh shqetësimin se drejtoria e bujqësisë nuk interesohet për gjendjen në të cilën ndodhen fermerët. I druhet më shumë pasojave afatgjata në vreshta ndaj kërkon ndihmë nga shteti.
“Kam 5 hektarë dhe vjet kam bërë 200 kuintal rrush, këtë vit asnjë kokërr. Pres ndonjë ndihmë nga shteti se dëmi shkon në 20 milionë lek (të vjetra)”, tha ai.
Afro 1500 ha janë dëmtuar në gjithë bashkinë e Përrenjasit ndërsa fermerët theksojnë se janë të falimentuar.
“Për këtë vit ne nuk marrim prodhim nga qershitë e as nga rrushi. Ne duam kompensim që të rikuperojmë dëmet për vitin tjetër”, thanë të tjerë fermerë.
E njëjta situatë është në Korcë, ku qindra hektarë me mollë, qershi e kumbulla janë dëmtuar nga ngricat.
Komente
