Nagip Krasniqi, ish-kryeshef ekzekutiv në Korporaten Energjetike të Kosovës (KEK)

Ngrihet aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi, akuzohet për shpërdorim detyre

19 Gusht, 17:52| Përditesimi: 19 Gusht, 18:13

  • Share

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurit Nagip Krasniqi ish-kryeshef ekzekutiv në Korporaten Energjetike të Kosovës (KEK), për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Siç ka bërë të ditur Prokuroria, i pandehuri për rreth dy vjet nga data 15 tetor 2021 deri më datë 19 prill 2023, ka shfrytëzuar detyrën zyrtare.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit N.K. Sipas aktakuzës i pandehuri N.K.duke filluar nga data 15 tetor 2021 e në vazhdimësi deri me datë 19 prill 2023, në cilësinë e personit zyrtar, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, kishte kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtare përcaktuar me nenin 414 par. 2 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, më 19 prill 2023, Prokuroria Speciale ka arrestuar kryeshefin ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Krasniqi sipas Prokurorisë, ishte arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”. Një ditë pas arrestimit, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Nagip Krasniqin.

Ndërkohë, më 25 prill 2024 Bordi i kompanisë publike të KEK-ut, ka pezulluar nga detyra e kryeshefit Nagip Krasniqin./Kosovavpress

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?