Sociale

Ngrihet Fondi i Solidaritetit për rikonstruksionin e godinës së Fakultetit të Gjeologjisë

19 Korrik 2019, 19:45| Përditesimi: 19 Korrik 2019, 19:57

  • Share

TIRANË- Godina e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave pritet t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë, duke e kthyer atë në një strukturë moderne në funksion të një procesi sa më të plotë dhe efikas të mësimdhënies.

Ky projekt vjen si iniciativë e Ministrisë së Infrstrukturës dhe Energjisë në kuadër të paktit të universitetve.

E pranishme në prezantimin e këtij projekti ishte edhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku e cila u prezantoi këtë nisëm përfaqsuesve të kompanive minerare duke i ftuar ato dhe subbjekte të ndryshme të pfrpjnë mbështetje financiare për ngritjen e fondit të solidaritetit.

“Sigurisht për shkak të kërkesave që ne duhet të përmbushim, përsa i përket ambienteve, laboratorëve dhe të gjithë logjistikës suportive që i duhet një Fakulteti për të operuar, ai Fakultet ka nevojë për një rikonstruksion të thellë. Ky rikonstruksion ka një kosto, sipas projektit të përpiluar nga një tjetër Fakultet, i Arkitekturës dhe Urbanistikës, të cilin sigurisht këto fonde nuk janë ekzistuese për momentin, dhe çfarë ne po kërkojmë nga të gjitha subjektet është mbështetje financiare për Fakultetin e Gjeologjisë”, u shpreh Balluku.

Nga ana tjetër Dekani i Fakultetit të Gjeologjisë Vasil Jorgji vlerësoi nisëm e ndërmarrë dhe e quajti atë një ndërhyrje tepër të nevojshme.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tir: 20/07/2019 10:43

    Nje lajm i dyte i mire per kete fakultet. I pari ishte lajmi qe qeveria nuk do e levize FGJM nga godina. Uroj qe keto fonde te mblidhen dhe te ndryshoje gjendja e kesaj godine rrenjesisht ne funksion te mesimdhenies.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?